17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Euro 2020”: Prekja e topit me dorë, nuk do ta anulojë golin e shënuar!

Golat në “Euro 2020” nuk do të anulohen, nëse një lojtar e prek topin me dorë pa dashje, gjatë aksionit të një goli, ka konfirmuar UEFA. Sezonin e shkuar, çdo prekje pa dashje e topit me dorë, e anulonte golin. Mirëpo goli i pavlefshëm i Fulham ndaj Tottenham në mars, ku topi u godit në dorën e Mario Lemina gjatë aksionit, shkaktoi polemika të shumta dhe revoltë ndaj VAR që e anuloi atë.

Pas kësaj, Bordi Ndërkombëtar i Shoqatës së Futbollit (IFAB) vendosi, që ky rregull të ndryshojë duke filluar nga korriku. Por UEFA, ka vendosur ta aplikojë këtë rregull më herët. Kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve të UEFA-s, Roberto Rosetti, ka konfirmuar se rregulli i ri do të zbatohet gjatë ndeshjeve finale të “Euro 2020”-tës.

“Mënyra, se si ligji është rishkruar, është më shumë sipas frymës së futbollit dhe u jep lojtarëve lirinë për të luajtur futboll”,- ka deklaruar italiani. Për ndryshimin e prekjes së topit me dorë, Rosetti tha se do të duhet të ketë “prova të qarta” për një anulim të golit gjatë turnet, duke përfshirë edhe përcaktimin e pozicionit jashtë loje.Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

 

Më Shumë

Ndërprerje në furnizimin e ujit në Prizren dhe Malishevë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar konsumatorët se sot me datën 26.04.2024 prej orës 10:20 për shkak të defektit të...

Tentim vrasje në Dragash: Dyshohet se dhëndri e ka plagosur vjehrrin

Një tentim-vrasje ka ndodhur sot në Dragash. Dyshohet se dhëndri ka shtënë me armë zjarri në drejtim të vjehrrit të tij. Si pasojë ai ka...

Lajmet e Fundit