Europa Veriore përfshihet nga moti i keq, të paktën 10 viktima (Foto)

Holanda – Në Vendet e Ulëta raportohet për tre të vdekur dhe 1 të plagosur, të gjithë të goditur nga pemët. Përveç bllokimit të aeroportit kryesor, janë paralizuar edhe trenat. Erërat e forta kanë dëmtuar me dhjetëra ndërtesa banimi, ndërsa trafiku rrugor ka mbetur i bllokuar drejt Roterdamit. Autoritetet flasin për miliona euro dëme.

Belgjikë – Në Belgjikë erërat e fuqishme shkaktuan vdekjen e një gruaje, e cila mbeti e bllokuar në makinën e saj pas anies së një peme në jug-lindje të Brukselit. Ndërkohë katër të plagosur regjistrohen në Anversë, mes të cilave një grua në gjendje të rëndë, e cila u goditur në kokë nga një pjesë hekuri. Qarkullimi i trenave të shpejtësisë së lartë, Thalys drejt Holandës dhe Gjermanisë është ndërprerë gjatë gjithë ditës. Shërbimi hekurudhor rajonal është anuluar, ndërkohë që janë regjistruar dhjetëra incidente për shkak të daljes nga binarët të trenave. Situata më e vështirë është në Flandre, ku zjarrfikësit janë të përkushtua në disa ndërhyrje për shkak të pemëve të rrëzuara në rrugë. Në provincën e Limbourgut, era ka shembur tavanin e një shkolle fillore në Gruitrode: nxënësit janë evakuuar dhe nuk ka të lënduar.

Gjermani – Bilanc dramatik edhe në Gjermani, ku uragani “Friederike” ka shkaktuar vdekjen e të paktën 6 personave, ku dy ishin zjarrfikës. Rajoni më i goditur është ai i Nord Reno Vestfalia, ku janë regjistruar të paktën 3 viktima, mes të cilëve një burrë 59 vjeç, i cili u goditur nga një pemë në Emmerich. Autoritetet kanë urdhëtuar bllokimin e qarkullimit hekurudhor. Shërbimi i trenave është ndaluar edhe në Saksoninë e Poshtme. Në disa rajone shkollat janë mbyllur. Shërbimi metereologjik gjerman ka regjistruar erërat që shkonin deri në 203 km në orë.

Britani e Madhe – Uragani ka prekur edhe Britaninë e Madhe, ku është goditur para së gjithash Anglia perëndimore, si dhe zona e Norfolkut, në veri të Londrës, ku era kaloi 130 km në orë. Dëme janë regjistruar edhe në Uells si dhe në Skoci, si pasojë edhe e dëborës e cila po bie prej ditësh. Në total numërohen rreth 50 minë shtëpi pa energji elektrike, me disa komuna rurale të izoluara.

Më Shumë

Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro për studentët

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se nga sot ka filluar zyrtarisht procesi i aplikimit për mbështetjen e...

Charlotte FC me ofertë për Vedat Muriqin

Vedat Muriqi ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, saktësisht në Ligën MLS. Skuadra Charlotte FC tashmë ka...

Lajmet e Fundit