13.8 C
Prizren
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Fabregas i gatshëm për të nënshkruar me skuadrën e Serie B

Cesc Fabregas raportohet se do të shkojë në Itali nesër për t’i kryer testet mjekësore para se ta realizojë transferin e tij te skuadra e Serie B, Como.

Mesfushori 35 vjeçar spanjoll për momentin është lojtar i lirë me kontratën e tij që ka skaduar me Monacon në fillim të këtij muaji, ku luajti tri vite me skuadrën nga principata. Me një karrierë të bujshme në Spanjë, Anglia dhe Franca dhe Fabregas është gati për një përvojë të re para se të marrë vendimin që të pensionohet.

Siç ka shkruar gazetari i njohur Fabrizio Romano, Fabregas pritet të arrijë në Itali nesër në mëngjes në mënyrë që ti kryejë testet mjekësore në Serie B dhe t’i bashkohet Comos. Nëse çdo gjë shkon sipas planit, ai do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare për skuadrën e kategorisë së dytë.

Stadiumi i Comos, stadiumi Giuseppe Sinigaglia, është buzë liqenit idilik Como, kështu që Fabregas dëshiron që t’i shijojë ndeshjet me stil. Skuadra përfundoi në vendin e 13të sezonin e kaluar në Serie B.

Më Shumë

U tha se u nda me të dashurën pasi flirtoj më njërën nga vajzat në ‘’Ferma Vip’’, reagon Robert Berisha

Robert Berisha është njëri nga meshkujt shqiptar, që përmendet më së shumti për lidhjet e tij të dashurisë. Së fundmi ai ishte pjesë e Reality...

Pse e sulmoi Irani Izraelin?

Ben Blushi Sulmi i Iranit kundër Izraelit do të mbahet mend si një ngjarje në të cilën ai që sulmon ka më shumë frikë se...

Lajmet e Fundit