7.3 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

Falja e 100 eurove tët në pronë, edhe për ata që kanë bërë pagesën

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët se bazuar në Ligjin për Tatimin në Pronë, pagesa e tatimit në pronë mund të bëhet në dy këste.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, afati për pagesën e këstit të parë është 30 prilli, ndërsa për këstin e dytë është fundi i muajit shtator.

“Ne si Qeveri veç se e kemi dërguar në Kuvend Projektligjin e ri për Tatimin në Pronë, i cili përmes një dispozite kalimtare mundëson faljen e deri në 100 euro të faturave për vitin 2023, mirëpo Projektligji ende nuk ka kaluar të dyja leximet në Kuvend”, thuhet në njoftim.

Më tej, në njoftim thuhet se, bazuar në Projektligjin e Tatimit në Pronë, falja vlen edhe për qytetarët që tashmë kanë paguar faturën e tatimit në pronë, dhe me rastin e hyrjes së ligjit në fuqi, pagesa që kanë bërë, u llogaritet si parapagim për këstet e tjera.

Më Shumë

FFK thirrje tifozëve: Bëhu zëri i historisë, sonte është momenti!

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një mesazh motivues për tifozët në prag të ndeshjes vendimtare, duke i ftuar ata të jenë pjesë...

Prifti që i ra Këmbanës së Kishës për Iftar

PRIFTI QË I RA KUMBONËS SË KISHËS PËR IFTAR -U nda nga jeta Dom Kelmend Spaqi Shkruan: Prend Ndoja, Long Island NY Ka pasë shkruar një mirditor i...

Lajmet e Fundit