14.8 C
Prizren
E martë, 30 Maj, 2023

Pas problemeve me stomak, Erdogan shfaqet në publik pas tre ditëve në një panair në Stamboll

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u pa për herë të parë në publik të shtunën, tre ditë pasi zyra e tij tha se ai kishte një infeksion stomaku, derisa kanë mbetur edhe pak javë drejt zgjedhjeve në vend.

Erdogan iu drejtua një publiku në Stamboll në një panair tregtar të aviacionit, i quajtur Teknofest dhe hodhi lule në drejtim të mbështetësve që erdhën me flamuj turq.

Krahas presidentit turk 69-vjeçar në këtë ngjarje ishin presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev dhe kryeministri libian Abdul Hamid Mohammed Dbeibah.

Si Azerbajxhani ashtu edhe Libia kanë përdorur drone luftarake turke, mes konflikteve, dhe këto makineri pa pilot do të shfaqen në festivalin e aviacionit të fundjavës.

Që nga e marta, Erdogan raportohej se nuk po ndihej mirë dhe tani u pa në panairin Teknofest në aeroportin e vjetër Atatürk të Stambollit, një ngjarje që ekspozon dronët dhe aeroplanët e ushtrisë.

Erdogan pati pezulluar fushatën zgjedhore pasi u sëmur gjatë një interviste të drejtpërdrejtë televizive të martën.

Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca tha se Erdogan vuante nga gastroenteriti – një problem i tretjes që mund të trajtohet lehtësisht dhe zakonisht zgjidhet brenda pak ditësh.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Më Shumë

Efi: Dasma e Luizit dhe Kiarës, e nxituar!

Efi Dhedhes, që gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP” u miqësua me Kiara Titon dhe Luiz Ejllin, tregon mëndimin e saj për...

Bordi i FMN-së miraton marrëveshjen me Kosovën

Bordi Ekzekutiv i FMN-së miratoi një marrëveshje në vlerë prej 80.12 milionë SDR (rreth 100 milionë euro) dhe një RSF në shumën prej 61.95...

E kërkon MIlani

Lajmet e Fundit