Fatmir Limaj përkujton Tahir Sinanin: Ishte atdhetar i pashoq

Kryetari i NISMA-s Socialdemokrate Fatmir Limaj, ka përkujtuar bashkëluftëtarin e tij nga Tropoja Tahir Sinanin.

Limaj tha se nuk kishte më krenari që në rrugëtimin tonë për liri përkrah të kishim edhe vëllezërit tanë nga Shqipëria, ashtu siç e kishim Tahir Sinanin nga Tropoja, komandantin e shquar të UÇK-së, që dha një kontribut të madh për Kosovën e lirë.

“Pjesëmarrja e tij në tri luftëra çlirimtare tregon më së miri se, bashkëluftëtari im, Tahir Sinani, ishte një atdhetar i pashoq!”.

Shkrimi i plotë:

Nuk kishte më krenari që në rrugëtimin tonë për liri përkrah të kishim edhe vëllezërit tanë nga Shqipëria, ashtu siç e kishim Tahir Sinanin nga Tropoja, komandantin e shquar të UÇK-së, që dha një kontribut të madh për Kosovën e lirë.
Sot e kujtojmë me pietet luftëtarin e paepur, patriotin e madh dhe njohësin e mirë të artit luftarak, i cili i dha shpirt e zemër luftës së UÇK-së.
Pjesëmarrja e tij në tri luftëra çlirimtare tregon më së miri se, bashkëluftëtari im, Tahir Sinani, ishte një atdhetar i pashoq!
Lavdi jetës dhe veprës së Tahir Sinanit! Lavdi të gjithë dëshmorëve të Kombit!

Më Shumë

16 vjet pa ikonën e kinematografisë, Bekim Fehmiu

Sot bëhen 16 vjet nga ndarja nga jeta e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, një prej figurave më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Lajmet e Fundit