7.6 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Fatmir Limaj përlotet teksa flet për luftën: Momenti më i vështirë ishte kur m’u vra ushtari 16-vjeçar

Ish-luftëtari i UÇK-së Fatmir Limaj ka kujtuar një moment të vështirë gjatë luftës në Kosovë me forcat serbe.
I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Fatmir Limaj tregoi se momenti më i rëndë për të ka qenë kur në luftë iu vra ushtari 16-vjeçar që kishte nën varësi.

Sipas tij, Avniun e kishin larguar tre herë nga UÇK-ja, për shkak se ishte djalë i vetëm, por ai sërish ishte kthyer në luftë.

Fatmir Limaj: Momenti më i vështirë në luftë është kur të vriten shokët. S’ka moment më të vështirë. Por më i vështiri është kur m’u ka vrarë ushtari 16-vjeçar.

Blendi Fevziu: Në çfarë rrethanash?

Fatmir Limaj: Në një aksion gueril, në Shtator të ’98 kur trumbetohej që UÇK-ja u shkatërrua. Në atë kohë kam organizuar brenda orës aksione të pandashme guerile, në 1 orë kam pasur 15 aksione, në 15 pika të policisë serbe, për të treguar që ishim aty. Avniu ka qenë 16-vjeçar, i vetmi djalë i nënës, s’ka pasur më. Tre herë e kemi larguar nga ushtria. Në UÇK ka qenë e ndaluar të jesh djalë i vetëm e të vish në luftë, edhe jo nën moshën 18 vjeç. Plus, nëse janë dy vëllezër, njëri nuk duhet të jetë në vijën e frontit. Si rregull, jo e shkruar. Atë djalë 3 herë e kemi kthyer në shtëpi, tre herë është larguar, tre herë ka ardhur në luftë. Dhe herën e tretë është futur dhe në aksion ai së bashku me ata ka qenë edhe një 18-vjeçar, “Dinamiti” e kemi quajtur. Këto janë dy momente ndër më të rëndat.

Më Shumë

Brenda 24 orëve ndodhën 42 aksidente në trafik, policia shqiptoi 807 dënime

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar dhjetëra aksidente trafiku, ku përveç dëmeve materiale, një numër i konsiderueshëm i rasteve kanë përfunduar...

Për 320 vende, mbi 1 mijë aplikantë në Forca e Sigurisë së Kosovës

Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbylljen e konkursit për pranimin e 320 ushtarëve të rinj në Forca e Sigurisë së Kosovës,...

Lajmet e Fundit