18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Perez thyen heshtjen për lajmet e fundit rreth të ardhmes së Mbappes

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka pohuar se ai nuk po i kushton vëmendje thashethemeve rreth të ardhmes së Kylian Mbappes, pavarësisht raportimeve që vazhdojnë të lidhin francezin me gjigantët spanjollë.

Fituesi i Kupës së Botës me “Gjelat” dukej se do t’i bashkohej Madridit në verë, vetëm për të bërë një kthesë dramatike dhe për të nënshkruar një marrëveshje të re me PSG deri në vitin 2025. Megjithatë, që atëherë është raportuar se ai nuk është i lumtur në klubin francez dhe do të donte të largohej në janar pasi u ndje i ‘tradhtuar’ nga pronarët.

Për shkak të pagave të tij marramendëse, duket se vetëm disa klube të përzgjedhura, përfshirë Madridin, mund të nënshkruajnë potencialisht me Mbappen nëse ai largohet nga PSG. Perez ka insistuar se ai është krejtësisht i kënaqur me opsionet aktuale të klubit të tij në sulm, megjithatë.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka thënë se nuk po i kushton vëmendje thashethemeve rreth të ardhmes së Kylian Mbappe.

“Jo, nuk jam i lodhur nga thashethemet për Kylian Mbappen. Unë as nuk lexoj lajme për Mbappen”, u tha Perez gazetarëve në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Topit të Artë të hënën mbrëma.

“Ne kemi një të ardhme të shkëlqyer me Vinicius dhe Rodrygo. Ata mund të fitojnë Topin e Artë”, ka shtuar më tej ai.

Mbappe vazhdoi të përfundojë i gjashti në renditjen e Topit të Artë, vetëm dy vende më lart se Vinicius Jr, i cili shënoi golin e fitores në finalen e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar kundër Liverpoolit. /Telegrafi/

Mbappe është lidhur me një lëvizje të mundshme te Real Madrid në të ardhmen

Më Shumë

Policia shqiptoi për 24 orë, 2292 gjoba në trafik

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 2292 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente...

Gjashtë vjet nga vdekja e Adem Demaçit

Sot bëhen gjashtë vjet që kur Adem Demaçi ka vdekur. Veprimtarit të çështjes kombëtare, frymëmarrja iu ndalë në moshën 82-vjeçare. “Mandela” i Kosovës, lindi më 26...

Lajmet e Fundit