18.8 C
Prizren
E shtunë, 10 Maj, 2025

Fatmir Limaj: Prizrenit i duhet NISMA

NISMA për Kosovën, dega në Prizren ka mbajtur debat publik me qytetarët. Në këtë debat është debatuar rreth fushave të ndryshme, që janë në interes për qytetarët, për problemet aktuale dhe sfidat e ardhshme. Të pranishëm ishin edhe udhëheqësit e NISMA-s, kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, dhe anëtarë tjerë të kryesisë së NISMA-s për Kosovën.

Kryetari i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj, gjatë këtij debati publik, tha se ne që një vit e gjysmë jemi me NISMA-n, dhe do të vazhdojmë të jemi së bashku sepse Kosova ka nevojë për NISMA-n.

Kryetari Limaj tha se vendi nuk do mund të ketë suksese as në ekonomi, integrime, etj, derisa nuk ka moral në politikë. Kosovës i duhet një politikë aktive, politikë që ndërton partneritet me ndërkombëtarët, e në asnjë mënyrë servilitet ndaj tyre, tha kryetari Limaj.

Para qytetarëve të Prizrenit, kryetari Limaj ka folur edhe rreth krijimit të Gjykatës Speciale, ku tha se ndryshimet kushtetuese që po i përgatiten Kosovës rrënojnë sovranitetin e vendit, sovranitet i fituar pas flijimeve të shumta, për çka kishim edhe një mbështetje të fuqishme ndërkombëtare.

“Prekja dhe kufizimi i sovranitetit e kthen Kosovën 16 vite mbrapa në protektorat, dhe ju që po negocioni për këtë çështje duke mos pasur mandat dhe legjitimitet për një gjë të tillë, e dini mirë çfarë dëmi mund t’i shkaktohet konsolidimit tonë shtetëror”, tha Limaj.

Kryetari Limaj gjithashtu ka folur edhe për qeverisjen e dobët në qytetin e Prizrenit, e ku bëri thirrje për tu bashkuar sa më shumë me NISMA-n, në mënyrë që qytetit të bukur të Prizrenit t’i sjellim një qeverisje parimore, ashtu siç e meritojnë qytetarët.

Kryetari i NISMA-s për Kosovën, dega në Prizren, Sinan Aliaj, tha se debati është mundësi për demokraci, prandaj shpresojmë se ky takim me qytetarët e qytetit tonë, Prizrenit, do të shndërrohet në traditë të platformes poltike të NISMA-s për Kosovën edhe me qytetarët e qyteteve tjera të Kosovës.

Debati publik i organizuar nga NISMA për Kosovën, dega në Prizren u përshëndet me nga një fjalë rasti edhe nga përfaqësuesit e NISMA-s së Gruas dhe NISMA-s së Rinisë në Prizren

Kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, tha se politka e NISMA-s për Kosovën, nuk premton atë që nuk e realizon dot dhe e bën realitet çdo gjë që ua premton qytetarëve të vet. Krasniqi ka thënë se NISMA për Kosovën gjithë punën e saj është duke e bërë gjithnjë duke bazuar në programin që do të ketë, të orientuar drejt një demokracie sociale.

“Fitorja politike e NISMA-s ia ka ve vetes – ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe shtetin e drejtësisë sociale. Ne ju qasemi çështjeve pa asnjë paragjykim ideologjik, por duke ju referuar me besnikëri vlerave e parimeve tona politike e kombëtare”, tha Krasniqi.

Krasniqi tha se ka ardhur koha që problemet e njerëzve të tjerë t’i shohim si të ishin tonat, që t’i zgjidhim njësoj si të ishin tonat.

“Ne jemi të bindur se u ka ikur koha fjalëve të mëdha e veprave mjerane, u ka ikur koha partive të mbyllura hermetikisht ndaj shoqërisë së re të Kosovës”, tha në fund Krasniqi. /PrizrenPress.com/

Prizren-NISMA debat publik

Më Shumë

Përleshje mes babait dhe djalit në Prizren

Një mosmarrëveshje familjare mes një babai dhe djalit të tij ka eskaluar në dhunë fizike brenda shtëpisë familjare në Prizren. Kliko videon:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1639600633358898 Sipas burimeve të Sinjalit...

Ngjarja tragjike në Prizren: Dyshohet se babai e vrau vajzën e tij me thikë

Një vajzë e moshës 15 vjeçare dyshohet se është vrarë nga babai i saj. Ngjarja tragjike ka ndodhur brenda një familje në Prizren. I dyshuari e...

Lajmet e Fundit