8.3 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Fatos Klosi: Ja pse më ka frikë Sali Berisha

Ish- kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, në një prononcim për gazetën Sot, i përgjigjet akuzave të ish- kryeministrit Sali Berisha.

“Kam 13 vjet që jam larguar nga drejtimi i Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Sali Berisha ende më ka shumë frikë. Arsyen se përse më ka kaq frikë, mund ta dijë ai. Por unë di që Sali Berisha ka pasur lidhje me Millosheviçin.

“Njerëzit e tij të afërt kanë takuar Millosheviçin drejtpërdrejt. Berisha ka penguar luftën e Kosovës me të gjitha mjetet që kishte në dorë. Ka psaur kontakte me Millosheviçin dhe ka penguar luftën në Kosovë. Nga ajo që di unë për Berishën, ai e ka penguar luftën edhe kur ishte në pushtet, edhe kur ishte në opozitë, publikisht dhe me mjete të tjera.

“Kush e ka dosjen time?! Berisha po më bën njeri shumë të rëndësishëm dhe të zot. Berisha njihet për të tilla gjëra. Ai nuk është konstruktiv, nuk është i hapur dhe di vetë të shpifë. Tashmë populli e ka kuptuar kush është Sali Berisha,” tha Klosi.

Më Shumë

Rahoveci pret Trepçën në “Mizahir Isma”, vendasit kërkojnë fitore jetike

Në kuadër të xhiros së parafundit të Superliga e Kosovës në basketboll, sot zhvillohet përballja ndërmjet Rahovecit 029 dhe Trepçës. Ndeshja do të luhet në...

Qeveria merr vendim për pagën e 13-të

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për marrjen e pagës së 13-të për punëtorët e sektorit publik. Në mbledhjen e qeverisë, u veçua puna e...

Lajmet e Fundit