11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Favorizohet BASHKIMI

Garat e rregullta të Superligës në basketboll janë drejt fundit. Tashmë ka mbetur për t’u zhvilluar vetëm xhiroja e fundit, por dilemat për katërshen e parë dhe skuadrën që do të largohet nga elita kanë përfunduar. Sigal Prishtina, Bashkimi, Rahoveci dhe Golden Eagle Ylli kanë siguruar “Play-off”-in, ku prishtinasit do të ndeshen me therandasit, derisa prizrenasit me ‘Vreshtarët’. Portokallinjtë konsiderohen favoritë, megjithatë, bardhekaltrit kanë përparësinë e fushës dhe vendorëve. Këtë edicion është ‘thyer edhe tabuja’ e katërshes së madhe, për shkak se Peja dhe Trepça u përballën me shumë probleme dhe përfunduan jashtë katërshes së parë.

Faza vendimtare e kampionatit

Trajneri i basketbollit, Blerim Krasniqi, është shprehur se favorit në “Play-off” do të jetë Bashkimi, që ka pasur ngritje të formës. “Tani kur është në prag të përfundimit të kampionatit të rregullt, gara merr epitetin e vërtetë. Tanimë nuk lejohen gabime, dhe çdo gabim kushton shumë. Skuadrat pjesëmarrëse në garat shtesë dihen, derisa ky kampionat nuk ka qenë në nivelin e dëshiruar dhe lë shumë për të dëshiruar. Shpresojmë se në ‘Playoff’ do të zhvillohen ndeshje shumë interesante dhe fituesi i titullit të mos dihet deri në fund. Sipas meje, favorit për titull do të jetë Bashkimi, jo vetëm se ishte finalist i Ligës Ballkanike, por me formën e treguar në ndeshjet e fundit. Bashkimi në krahasim me ekipet tjera, ka një përparësi, dhe ajo është ngritja e formës, derisa i ka ndihmuar shumë edhe pjesë- marrja në Ligën Ballkanike, që padyshim se është më konkurrente se kampionati ynë. Sipas meje, kjo i jep Bashkimit epitetin e favoritit në këto gara”, është shprehur Blerim Krasniqi për gazetën “Kosova Sot”. Bashkimi arriti për herë të parë në finale të Ligës Ballkanike, ku pësoi nga Levski, derisa po e kërkon titullin e parë pasluftës në basketbollin e Kosovës. Prizrenasit kanë fituar vetëm një herë Kupën, dhe kjo ndodhi në vitin 2001.

Përparësia e Prishtinës

Në garat e rregullta, Sigal Prishtina dominoi totalisht me 26 fitore dhe vetëm një humbje nga Bashkimi. Këto dy skuadra ishin kualifikuar edhe në finale të Kupës, ku prishtinasit fituan në “frymën e fundit”. Megjithatë, edhe Prishtina ka përparësitë e saj në garat shtesë. “Bashkimi nuk do të ketë aspak lehtë, sepse Prishtina ka përparësinë e fushës, gjithashtu ka lojtarë të dalluar vendorë dhe përvojën në këto gara. Kurse sa i përket Yllit dhe Rahovecit, unë mendoj se do të kenë shumë vështirë që t’i befasojnë kundërshtarët, si Bashkimin dhe Prishtinës. Sidoqoftë, pres një finale interesante të këtij “Play-off”-i, dhe po ashtu ndeshje të bukura dhe numër më të madh të shikuesve në palestra”, ka shtuar tutje Blerim Krasniqi për gazetën “Kosova Sot”. Prishtina, që nuk arriti sukses në garat ndërkombëtare, do të mundohet të mbrojë titullin e kampionit, ashtu siç e mbrojti në Kupë. Bardhekaltrit e dëshirojnë edhe një trofe në sirtarin e tyre. Në duelet direkte në këtë edicion ndërmjet Prishtinës dhe Bashkimit, kryeqytetasit kanë triumfuar në katër raste, derisa prizrenasit vetëm një herë.

(Kosova Sot)

Më Shumë

Ballkani fiton dhe ruan kreun e tabelës

Fitore e rëndësishme e Ballkanit në udhëtim te Gjilani sot. Skuadra suharekase takimin e sotëm e fitoi 0-2 (Nazmi Gripshi 49’, Lumbardh Dellova 81’), për ta ruajtur kështu kreun e...

Një muaj paraburgim për shoferen e cila dyshohet për vdekjen e dy personave në Shirokë të Suharekës

Gjykata Themelore në Prizren e ka aprovuar kërkesën për një muaj paraburgim ndaj shoferes e cila është e dyshuar për vdekjen e dy persona...

Lajmet e Fundit