10.9 C
Prizren
E enjte, 16 Tetor, 2025

Ferati: Qeverinë e bëjmë ne

Sadri-FeratiAnëtari i Kryesisë së LDK-së, Sadri Ferati, duke folur për zhvillimet e fundit në skenën politike, ka thënë se vullneti i shumicës së deputetëve duhet ta bëjë formimin e organeve të Kuvendit dhe Qeverisë së re.

“Për këtë fazë kriteri i vetëm është sigurimi i 61 votave në Kuvend dhe koalicioni LDK-AAK-Nisma tashmë i ka siguruar votat e nevojshme fillimisht për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit, pastaj për ta formuar Qeverinë. Pra sa iu përket votave të deputetëve, formimi i Qeverisë nga koalicioni paszgjedhor LDK-AAK-Nisma është 100 për qind i realizueshëm”, ka thënë Ferati në këtë intervistë për “Epokën e re”.

Ai është shprehur se zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe qeveria teknike nuk janë zgjidhje e mirë. “Zgjedhjet nuk do të bëjnë çudira, por përafërsisht do të ngelet ky raport i forcave politike dhe prapë do të kthehet procesi në pikën ku është aktualisht. Prandaj, sikurse qeveria teknike, edhe shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme nuk është zgjidhje e mirë. Megjithatë, edhe qeveria teknike edhe zgjedhjet janë të mundshme. Por, sipas mendimit tim, gjasat më të mëdha janë të vijë në shprehje vullneti i shumicës së deputetëve në Kuvendin e Kosovës”, është shprehur Ferati.

Ai nuk ka dashur të flasë sa i përket shkresës së PDK-së drejtuar Gjykatës Kushtetuese për seancën konstituive të 17 korrikut, vendimit që mund ta marrë kjo gjykatë. “Nuk e di sa ka gjasa, por edhe nëse kthehet, sërish të njëjtit deputetë do të votojnë Isa Mustafën për kryetar të Kuvendit të Kosovës”, ka deklaruar Ferati.

Më Shumë

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shënon 15-vjetorin e themelimit

Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” ka shënuar me një ceremoni solemne 15-vjetorin e themelimit, një ngjarje e rëndësishme që pasqyron rrugëtimin dhe arritjet e...

Artan Abrashi vizitoi ‘Proton Cable’, krenari për prodhimin industrial në Prizren

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, vizitoi kompaninë moderne Proton Cable, e cila me teknologjinë e avancuar SIEMENS dhe standardet ndërkombëtare VDE dhe...

Lajmet e Fundit