19.9 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Fergie bënë seks me meshkuj, edhe me femra

Ndoshta nuk e keni ditur se yjet e juaja të preferuar të Hollivudit nuk zgjedhin aq shumë kur bëhet fjalë për dashurinë, pasi për ata është e njëjtë pa marrë parasysh se cilës gjini i takon partneri përderisa ekziston dashuria dhe arrijnë të kënaqen. Dhe këto bukuroshe jo që nuk e fshehin këtë fakt, por ato thjesht ndjehet krenare me këtë.

Këngëtarja Fergie gjatë një interviste për tabloidin britanik “The Sun” e ka pranuar se është një biseksuale dhe i pëlqen të bëjë seks si me meshkujt, ashtu edhe me femra.

Edhe aktorja e bukur, Amber Heard, e ka pranuar se është biseksuale. Këtë e ka bërë derisa ishte në romancë me fotografen, Tasia Van Ree. “Seksi është i mrekullueshëm si me femra, ashtu edhe me meshkuj.

E rëndësishme është ta përjetosh dashurinë në maksimum”, kishte deklaruar Amber. Snooki kohë më parë e ka pranuar se ka qenë për shumë vite në romancë me një femër, ndërsa tani është në lidhje të lumtur me një mashkull, me të cilin edhe ka fëmijë. Në mars të vitit 2012, aktorja e serisë “X Files”, Gillian Anderson, ka folur për lidhjen e saj të dikurshme me një femër, edhe pse kjo kishte ndodhur gjatë shkollës së mesme. Ajo ka deklaruar se nuk e ka problem seksin me të dyja gjinitë.

Më Shumë

Lejson Zeqiri i Bashkimit shpallet MVP i publikut

Lejson Zeqiri, basketbollist i Bashkimit, është shpallur MVP i publikut nga ndjekësit e rrjeteve sociale të FBK-së, pas paraqitjes së tij ndaj Borës. Zeqiri realizoi...

Kapet mashtruesi serb në Vërmicë, bashkë me disa persona përfituan mbi 1.5 mln euro

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Vërmicë, i cili dyshohet se me persona të tjerë kanë kryer veprën penale falsifikim të dokumenteve/pasaportës dhe...

Lajmet e Fundit