34.8 C
Prizren
E shtunë, 13 Korrik, 2024

“Ferguson mjeshtër në psikologji, katër futbollistë s’i kritikonte kurrë”

Sir Alex Ferguson është një nga trajnerët më të mirë të historisë. Skocezi qëndroi 27 vite në pankinën e Manchester United, fitoi trofe pafund dhe e dërgoi klubin anglez në nivele shumë të larta. Ai ishte një mjeshtër, por edhe tepër kërkues.

Të gjithë i trembeshin ulërimave dhe kritikave të komandantit në fund të ndeshjeve të humbura apo luajtura keq. Përveç katër futbollistëve, të cilët i zbulon Ryan Giggs për BeIN Sport. Uellsiani luajti gjatë gjithë karrierës me “Djajtë e Kuq” (1990-2014) dhe është shpallur më i mirë i historisë së Premier League.

“Kishte të paktën katër futbollistë që nuk kritikoheshin kurrë nga trajneri. I pari ishte Eric Cantona, më kujtohen edhe Bryan Robson, Roy Keane dhe Cristiano Ronaldo. Ishin të gjithë fitues, secili në stilin e tij.

Ata e kanë bërë gjithmonë detyrën e tyre në fushë dhe Ferguson s’e ka ndjerë kurrë veten t’i kritikojë. Kishte raste kur Cantona nuk bënte asgjë, nuk shënonte, nuk bënte pressing siç bënin Rooney dhe Tevez, nuk kishte ndikim në ndeshje.

Gjithsesi, Ferguson e dinte që, herët apo vonë, Eric do të bënte diçka të bukur. Ai ishte mjeshtër në psikologji, nxirrte më të mirën nga futbollistët”, deklaron Ryan Giggs, trajner i kombëtares së Uellsit prej janarit të vitit 2018.

Më Shumë

Xhaka me bashkëlojtarë i siguruan miliona euro federatës zvicerane

UEFA shpërblen të gjitha ekipet përfaqësuese që marrin pjesë në Euro 2024. Në fakt të hyrat e UEFA-s nga Evropiani janë qindra milionëshe, ndërsa...

Rahoveci mirëpret mërgimtarët, u ofron parkim pa pagesë në oborrin e Komunës

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka marrë vendim që parkimi i automjeteve të mërgimtarëve të lejohet edhe brenda oborrit të administratës komunale,...

Lajmet e Fundit