Fero bëhet baba për herë të parë, publikohet fotoja e foshnjës

Reperi Fero është bërë baba për herë të parë.

Në orët e para të ditës së sotme, modelja Arbenita Ismajli solli në jetë fëmijën e saj të parë nga martesa me reperin Fero.

Arbenita madje postoi foton e parë me fëmijën në krah, që është vajzë, por nuk tregoi ende se si ajo dhe Fero ia kanë vendosur emrin.

Modelja preferoi që të mos ia tregonte fytyrën vogëlushes së sapolindur, por tregoi se ajo lindi mëngjesin e kësaj dite.

Kujtojmë se Arbenita dhe Fero para pak muajsh kurorëzuan dashurinë me martesë, ndërsa deri në fund të shtatzënisë ajo nuk tregoi se është në pritje të ëmbël.

Më Shumë

Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët

Ministri në deryrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është realizuar ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje...

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Lajmet e Fundit