16.7 C
Prizren
E martë, 21 Tetor, 2025

Fetah Rudi bën homazhe te varri i Tahir Zemajt

Deputeti i LDK-së, Fetah Rudi ka bërë homazhe në Strellc, me rastin e përvjetorit të 17-te te vrasjes së komandantit, kolonel Tahir Zemaj, me djalin Enisin, si dhe kushëririn, Hasan Zemaj, ish kryetar i Forumit Rinor te LDK-se ne Deçan, të vrarë me 4 janar 2003.

Sipas Rudit, vrasja e tyre është bërë nga dora e kriminelëve qe ende janë të lirë.

“Sot, ashtu është siç kishte dëshirë Koloneli, te bashkuar kujtuam veprën heroike te Tahir Zemajt. Edhe një here kërkojmë nga institucionet e shtetit, qe sa ma shpejt te zbulohen te gjitha vrasjet qe kane ndodhur gjate dhe pas luftës. Vrasjet politike janë plaga me e madhe për Kosovën. Pa zbulimin e tyre, liria e Kosovës nuk është e plotë. Lavdi hero i Kosovës, lavdi jetës dhe veprës së kolonel, Tahir Zemajt. Lavdi Enis e Hasan Zemaj”, ka shkruar Rudi.

F

Më Shumë

59 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Babai raporton zhdukjen e vajzës 15-vjeçare në Prizren

Një 15-vjeçare raportohet të jetë zhdukur në rrugën “Aziz Kelmendi” në Prizren. Rastin në Polici e ka paraqitur babai i të miturës, e që sipas...

Lajmet e Fundit