13.9 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Fetah Rudi i befasuar, por jo i dëshpëruar, pse mbeti jashtë listës së LDK-së

Ndonëse i pakënaqur pse nuk e bënë pjesë të listës së kandidatëve për deputet, i propozuari nga Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në Malishevë, Fetah Rudi, ka vendosur që prapë ta mbështes partinë e tij, me besimin se ajo do të dalë e para.
Rudi, përmes një postimi në Facebook, thotë se “që nga dita kur u publikua lista e propozuar nga dega e ku pjesë e saj isha edhe unë, kam marr mijëra thirrje, mesazhe përkrahje si nga anëtarë të LDK-së anembanë Kosovës, ashtu edhe nga anëtarë jashtë LDK-së, të cilët kanë qenë të gatshëm që të votojnë për mua”, transmeton Telegrafi.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Fetah Rudit:

“Të dashur miq, ju përkrahës, simpatizantë e aktivistë të LDK-së, me lejoni të ju njoftoj se unë nuk do të jem në listën për deputet në Kuvendin e Kosovës. Edhe pse i propozuar nga dega në Malishevë, Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ka vendosur që unë të mos jem në atë listë. Dikujt në LDK si duket nuk i konvenon që Fetah Rudi të jetë deputet i Kuvendit të Kosovës. Kjo nuk është hera e parë që më ndodh një gjë e tillë. Kështu më ndodhi edhe në dy pare zgjedhjet e mëhershme nacionale, por asnjëherë nuk e ndala angazhimin tim për LDK-në dhe në të mirë të LDK-së. Një gjë të tillë nuk do ta bëj as tash, edhe pse i prekur thellë me këtë veprim ndaj meje, e pa me dhënë asnjë arsyetim mua se pse nuk bën Fetah Rudi të jetë në listë për deputet. Të dashur miq, unë do të vazhdoj të jem një ushtar i Ibrahim Rugovës, i cili është frymëzim për çdo shqiptar, do të vazhdoj i rrethuar nga familja e ju miq të nderum, që më mbështetni vazhdimisht.

Që nga dita kur u publikua lista e propozuar nga dega e ku pjesë e saj isha edhe unë, kam marr mijëra thirrje, mesazhe përkrahje si nga anëtarë të LDK-së anembanë Kosovës, ashtu edhe nga anëtarë jashtë LDK-së, të cilët kanë qenë të gatshëm që të votojnë për mua. Këto me bën ta ndiej mbështetjen e madhe dhe respektin që kam nga të gjithë ju. Unë do të punoj nuk do të ndalem asnjëherë për LDK-në, të cilën na la amanet presidenti Rugova, e për të cilën isha viktimë edhe unë, e që shumë herë sakrifikova për të mirën e saj. Uroj të vinë ditë të mira për LDK-në dhe Kosovën tonë. Ne duhet të punojmë të gjithë që LDK të dalë fituese në këto zgjedhje, me në krye me kandidatin për kryeministër, Avdullah Hotin, i cili do ta ketë mbështetjen time, te familjes dhe miqve të mi. Na prift e mbara në këtë betejë të vështirë, e dalshim fitimtar për të mirën e Kosovës e brezave të rinj. Edhe njëherë ju faleminderit të gjithëve”, (sic.), ka shkruar Rudi./Telegrafi/

Më Shumë

Aksidentet me fatalitet në Prizren, nis task-forca për sigurinë në trafik

Tre të rinj vdiqën në aksidente trafiku dhe dy të tjerë pësuan lëndime të rënda trupore vetëm gjatë javës së kaluar në Komunën e...

Sot varroset Asllan Musliu në Prizren, njëri nga viktimat e aksidentit tragjik në Austri

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit, Asllan Musliut, njërit nga tre kosovarët që vdiq tragjikisht në një kantier ndërtimi në Vjenë. Ceremonia e varrimit...

Lajmet e Fundit