11.2 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026

FIFA anulon ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘The Best 2020’

FIFA ka vendosur ta anulojë ceremoninë e ndarjes së çmimeve “The Best” 2020.

Trofeu do të mbetet pa fitues këtë vit dhe kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, do të mbetet kampioni në fuqi.

E përditshmja spanjolle “Marca” shkruan se FIFA ka marrë vendim unanim për ta anuluar ceremoninë e ndarjes së çmimeve për “më të mirët” në botën e futbollit brenda vitit 2020.

FIFA nuk do t’i shpallë as virtualisht më të mirët e secilës kategori, duke i lënë çmimet si lojtari më i mirë i sezonit 2019-2020 pa fitues për shkak të pandemisë COVID-19 që ka “paralizuar” futbollin.

Ceremonia supozohej të mbahej në shtator të këtij viti në Milano të Italisë, mirëpo kushtet shoqërore dhe shëndetësore kanë bërë që FIFA ta anulojë edicionin e këtij viti.

Lionel Messi ishte shpallur më i miri në vitin 2019, ndërsa tani që këtë vit nuk do të shpallet asnjë fitues, ai e ka të sigurt që do të mbetet fituesi në fuqi deri vitin e ardhshëm, pasi mposhti Cristiano Ronaldon dhe Virgil Van Dijk në vitin 2019.

Ndërsa, ende nuk është marrë vendim për ceremonitë e tjera, si çmimet e UEFA-s dhe ceremonia e organizuar nga “France Football” për “Topin e Artë”.

FIFA anulon ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘The Best 2020’

Më Shumë

Gjendet i vdekur një burrë në Prizren

Një burrë është gjetur pa shenja jete të hënën në Prizren. Policia bën të ditur përmes raportit se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi...

Tre persona arrestohen në Suharekë për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Policia e Kosovës ka arrestuar në Suharekë tre personave të dyshuar lidhur me veprat “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “sulm ndaj personit zyrtar”. Sipas...

Lajmet e Fundit