8.2 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Figura e Ismail Qemailit, prioritet i vitit 2019

Përderisa në vitin që lamë pas si në Kosovë po ashtu edhe në Shqipëri pati përplot aktivitete kulturore që ju kushtuan heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeut, këtë vit vëmendje më e madhe do të jetë për 100 vjetorin e ndarjes nga jeta të Ismail Qemailit.

Drejtori i muzeut historik të Shqipërisë Dorian Koçi duke treguar se deri më tani nuk kanë diçka konkrete rreth restaurimit të muzeut kombëtar, tregon edhe se ky vit prioritet do të ketë Qemailin dhe Konferencën e Paqes.

Aktivitetet, ekspozita, e revista muzeale do t’i kushtohen Ismail Qemailit.
Muzeu historik kombëtar i Shqipërisë gjatë vitit 2018 përveç shtimit të aktiviteteve, ka parë edhe shtim të vizitorëve të interesuar për këtë institucion kulturor. Rreth 61 mijë vizitorë ka pasur ky muze në vitin që sapo lamë pas.

Më Shumë

Prizren, ndahet nga jeta mësuesja Nazan Hallaqi Kolshi

Mësuesja Nazan Hallaqi Kolshi ka ndërruar jetë, duke lënë pas dhimbje dhe pikëllim në mesin e familjarëve, kolegëve dhe brezave të shumtë të nxënësve...

Junior 06 Moni Bau shpallet kampione e Kupës së Kosovës U16

Junior 06 Moni Bau është shpallur kampione e Kupës së Kosovës në kategorinë U16 për vajza, pasi në finalen e zhvilluar mposhti bindshëm ekipin...

Lajmet e Fundit