Filloi edicioni i 20-të i “DokuFest”

Qytetit të Prizrenit këto ditë do ti shtohet edhe më tepër gjallëria dhe atmosfera e mirë.

Mbrëmë filloi Dokufest, Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtë.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, Kryetari i qytetit të Prizrenit, Mytaher Haskuka, Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, zëvdendësministri i MKRS Sejnur Veshall dhe shumë zyrtarë të tjerë.

May be an image of 1 person, standing, playing a musical instrument, crowd and outdoors

DokuFest nisi me transmetimin e filmit dokumentar “Witches of the Orient” në Kinemanë Lumbardhi.

Të zgjedhur nga një numër rekord i mbi 3.000 aplikimeve, festivali do të prezantoj 106 filma nga 60 vende të ndryshme të botës të cilët do të konkurrojnë në 8 kategori garuese, duke shfaqur disa nga dokumentarët më të mirë si dhe një koleksion të shkëlqyeshëm të filmave të shkurtë dhe atyre eksperimentale, të prodhuar kohëve të fundit. Pothuajse të gjithë filmat që do të shfaqen në festival do të kenë premierat e tyre Kosovare, duke e bërë atë platformën më të madhe të shfaqjes së filmave në vend.

Këtë vit filmat do të shfaqen në tetë kinema.Gjashtë prej tyre do të jenë në ambient të hapur, ndërsa dy të tjera do të jenë në ambient të mbyllur.

DokuFest do të zgjasë deri më 14 Gusht.

May be an image of 2 people and people standing

Më Shumë

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Zyrtari i IT-së në Suharekë nderohet me mirënjohje për shërbimin civil

Kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj, ka njoftuar se zyrtari i IT-së në Komunë, Qlirim Gega, është nderuar me mirënjohje me rastin e Ditës Ndërkombëtare...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit