18.8 C
Prizren
E shtunë, 10 Maj, 2025

Filloi ndërtimi i QMF-së në lagjen “Arra” në Rahovec

IMG_5846[1]Sot në Rahovec nisi ndërtimi i qendrës së re të mjekësisë familjare. QMF nisi të ndërtohet në lagjen “Arra”, ku frekuentojnë mbi 5000 banorë. Duke vënë gurin e themelit kryetari i komunës së Rahovecit Idriz Vehapi tha se nevoja për ngritjen e një objekti të tillë shëndetësor ka qenë shumë e madhe për këtë lagje, pasi që bën shkarkimin e qendrës kryesore të mjekësisë familjare. Në këtë mënyrë qytetarëve ju ofrohet shërbim shëndetësor më afër dhe më i shpejt.

Ndërsa Enver Hoxha, banor i lagjes tha se pritjet e gjata në QKMF për të marrë një shërbim dhe distanca më e largët kanë shkaktuar pakënaqësi të madhe tek qytetarët e pjesës jugore të qytetit. Ai u shpreh shumë i kënaqur me këtë investim.

Edhe drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Munib Durguti pohoi se ndërtimi i QMF-së në këtë pjesë do të ndikojë që të përmirësohet shërbimi shëndetësor dhe të evitohen tollovitë në QKMF. Durguti thotë se në bazë të ligjit për shëndetësi kërkohet që në 3500 banorë të jetë një mjek familjar, ndërsa në Rahovec duhet të ndërtohet edhe një QMF, me qëllim të përmbushjes së këtij kriteri. Drejtori Durguti thotë se qendra do të funksionalizohet sapo të përfundojnë punimet, ndërsa komuna e Rahovecit ka potencial të mjaftueshëm mjekësh dhe infermierësh për ta vënë në shërbim të qytetarëve këtë QMF.

Objekti i QMF-së ndërtohet me mjete e grandit specifik për shëndetësi nga buxheti komunal . Aty do të shërbejë një mjek familjar, një stomatolog dhe infermierët e nevojshëm. Objekti ndodhet në afërsi të Entit të Vreshtarisë, në ish objektin e TMK-së. Për ndërtimin e objektit nga buxheti komunal janë ndarë 58 mijë euro, do të ketë hapësirë prej 155 m katror dhe punimet do të përfundojnë brenda këtij viti. Punimet po i kryen kompania “Construmax” nga Suhareka.

Më Shumë

Sulmohet zyrtari policor në Rahovec

Një mashkull kosovar është arrestuar pasditen e djeshme në Rahovec, për veprën sulm ndaj personit zyrtar. I njëjti sipas raportit, ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor,...

Tentativa e 11-të për konstituim dështon – Kuvendi mbetet i bllokuar

Kuvendi i Kosovës edhe në tentativën e 11-të nuk arriti që të konstituohet. Kryesuesi Avni Dehari kërkoi sërish nga PDK, LDK, AAK, Nisma dhe Lista...

Lajmet e Fundit