7.9 C
Prizren
E diel, 11 Maj, 2025

Filloi rregullimi i oborrit të shkollës fillore “Vëllezërit Frashëri” në Drenoc

Në fshatin Drenoc të Rahovecit, sot ka filluar rregullimi i oborrit të shkollës fillore “Vëllezërit Frashëri”. Ky projekt është donacion nga IOM-i në bashkëpunimin me Kuvendin Komunal të Rahovecit. Vlera e përgjithshme e këtij projekti është 103,000 euro. Në këtë projekt IOM-i participon me 81,500 euro, kurse Kuvendi Komunal i Rahovecit me 21,500 euro.

Sipas projektit oborri do të ketë një fushë të futbollit,një fushë të basketbollit. Po ashtu në këtë projekt parashihet edhe rregullimi i hapësirave gjelbëruese si dhe kubëzimin e një pjese të këtij oborri.

Në fillimin e punimeve morën pjesë kryetari i komunës Idriz Vehapi dhe zyrtar të tjerë komunal, mësimdhënës, nxënës dhe banor të fshatit Drenoc.

“Sot vendosëm gurthemelin e një projekti të rëndësishëm për nxënësit e shkollës fillore në fshatin Drenoc të komunës së Rahovecit, projekti ka të bëjë me rregullimin e infrastrukturës përcjellëse të shkollës siç është rregullimi i oborrit dhe fushave sportive”, tha kryetari i KK-së në Rahovec Idriz Vehapi.

“Ky projekt realizohet në bashkëpunim me IOM-in dhe Kuvendi Komunal të Rahovecit, projekti do ti jep një pamje të mirë këtij ambienti, por njëkohësisht edhe do të jetë në shfrytëzim të nxënësve dhe qytetarëve të Drenocit

Kurse drejtori i shkollës fillorë “Vëllezërit Frashëri” Zeqir Gashi, falënderoi Kuvendin Komunal të Rahovecit dhe IOM-in për këtë projekt.

“Ky investim është shumë me vend, shumë me vlerë dhe domethënës për shkollën tonë, sepse kjo shkollë ka ndier mungesë të madhe të oborrit, pasi që i kanë munguar terrenet sportive siç janë fushat e futbollit dhe basketbollit, ambienti i hapur dhe nga kjo mund të them se për neve kjo është një motiv shtesë për të punuar edhe me shumë që të kemi rezultate edhe me të mira”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizren, nënshkruhet marrëveshja me “Jetimat e Ballkanit”

Drejtuesi i Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati ka bërë të ditur se edhe Prizreni po bëhet me një projekt të madh humanitar. Sipas tij,...

“Janë shndërruar në figura irrituese”, Kryeziu i KDI-së me kritika të ashpra ndaj deputetëve të zgjedhur

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu ka reaguar pas zhvillimeve në Kuvend ku as për të 13-ën herë me radhë nuk u arrit të konstituohet. Për...

Lajmet e Fundit