7.3 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

Filmat e shkurtër kosovar shfaqen në Tabor Film Festival

Tabor Film FestivalProgrameri i filmave të shkurtër të DokuFest, Samir Karahoda, është ftuar të prezantoj një program të filmave të shkurtër nga Kosova në Tabor Film Festival në Kroaci, në një program të titulluar “Fokus në Kosovë”.

Programi përfshin prodhime të filmave të shkurtër bashkëkohor nga Kosova: “Kolona” nga Ujkan Hysa; “Ajo vjen në pranverë” nga Antoneta Kastrati, “Si qeni n’rrush nga Driton Hajredini dhe Yll Çitaku; “In memoriam” nga Ilirjan Himaj; “Kaseta e dasmës” nga Ariel Shaban; “Zibidi” nga Nart Zeqiraj si dhe filmat e prodhuar nga DokuFest “I kujt është flamuri?” nga Baris Karamuco dhe “Mur” nga Nicola Polic.

Filmat do të shfaqen të enjtën më 12 qershor dhe të premten më 13 qershor në ora 18:00 në Kino Cinema MMC Zabok.

Festivali Ndërkombëtar i Filmave të Shkurtër – Tabor Film Festival organizohet në lokacionin historik të kështjellës së Veliki Tabor në Desinic të Kroacisë. Edicioni i 12-të do të mbahet nga data 12-15 qershor, 2014.

 

Më Shumë

Vërmicë: Konfiskohen 25% e parave të padeklaruara të një udhëtari

Në pikën kufitare të Vërmicës, zyrtarët doganorë kanë ndaluar një sasi të mjeteve monetare të padeklaruara që u gjetën në çantën e dorës së...

Arrestohet një person në Prizren për kanosje ndaj policit

Një person është arrestuar pas një incidenti në "Kthesën e Buqes" në Prizren, ku dyshohet se ka kanosur një zyrtar policor gjatë shqiptuarjes së...

Lajmet e Fundit