10.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

Filmi si mjet për ta ruajtur ambientin

Flo Stone, anëtarja e jurisë së “Dokufestit” në kategorinë “Green Dox” thotë se filmi mund të ndihmojë ruajtjen e ambientit, por vetëm ai nuk mjafton.

Stone është themeluese e Festivalit të Filmit për Ambientin në Uashington, ndërsa tregon se ndihet e nderuar që është anëtare jurie për filmat e “gjelbër” në “Dokufest”.

Ajo thotë se juria do ta ketë punën e vështirë.

“Jam e mahnitur me përzgjedhjen e filmave për ‘Green Dox’. Do të jetë e vështirë për jurinë sepse ka filma të ndryshëm. Dhe të gjithë janë të kualitetit të lartë”, thotë ajo.

Stone motivohet për të punuar nga energjia e festivalit të Prizrenit.

“Shoh shumë energji, të tilla aktivitete janë mundësi e mirë dhe mbushin me motiv për të punuar më tutje. Ky është pasion,” deklaron ajo.

Stone e sheh “DokuFestin” si mundësi fantastike për shfaqjen e filmave për ambientin dhe hapësirën që ky art jep për të vetëdijesuar njerëzit për rëndësinë që ka natyra.

“Kur ka filluar festivali njerëzit kanë pyetur pse filma për ambientin? Unë mendoj që filmi është një mundësi shumë e mirë të hapim debat për këtë temë. Po ashtu mendoj që kjo i nxit njerëzit në vetëdijesimin për ambientin dhe kujdesin ndaj tij,” thotë Stone.

Por vetëm filmi sipas saj nuk mjafton.

“Mendoj që është shumë e rëndësishme që krahas filmave të hapim dhe diskutime për ambientin. Që është fuqia e një festivali në fakt, të marrim reaksionin e publikut,” sugjeron ajo.

Ajo ende mëson nga filmat që sheh.

“Kam parë filma dokumentarë prej 40 vjetësh dhe mendoj që për çdo vit unë mësoj shumë e më shumë,” thotë Stone.

Ajo temën kryesore të festivalit këtë vit-migrimin e shikon si një gjë që nuk i prek vetëm kosovarët.

“Mendoj që është ide shumë e mirë që migrimi është temë e festivalit. Është problem i të gjithëve. Aktualisht në film migrimi është temë shumë e shprehur,” thotë Stone.

Ndryshe, në kategorinë “Green Dox” këtë vit janë në konkurrencë gjithsej tetë filma. Nata e ndarjes së çmimeve për këtë kategori është 16 gushti. /Kallxo.com/

Më Shumë

Ndodh përsëri: Blero ndahet nga e dashura e tij

Këngëtari i njohur Blero Muharremi ka konfirmuar ndarjen nga e dashura e tij e fundit. Lajmi është konfirmuar “Prive”, ku në një kronikë të javës...

Kupa e Kosovës, nesër zhvillohen ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve

Nesër zhvillohen ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës. Në fakt, ndeshjet ishin planifikuar të luhen në javën e kaluar, por Federata e Futbollit...

Lajmet e Fundit