Filmohet ariu në Lybeçevë të Prizrenit (VIDEO)

Arinjtë kanë filluar të bëhen problem shumë i madh për banorët e fshatrave të Prizrenit, që së fundmi kanë raportuar se kanë pësuar dëme të mëdha në blegtori.

Rreth orës 09:30 minuta të ditës së sotme, disa persona të cilët lëviznin me automjetin e tyre në një nga rrugët lokale të fshatit Lybeçevë, kanë hasur në një ari të ri , siç mund ta shikoni në këtë video që e kanë realizuar këta qytetarë, të cilët edhe na kanë dërguar xhirimet.

Këta qytetarë thonë se, arushin e ri e kanë lënë të lirë dhe i cili është larguar drejt pyllit. Ndryshe, këtë vit numër i madh i arinjve janë duke lëvizur në afërsi të vendbanimeve të ndryshme, duke mbjellë frikë tek popullata, por edhe duke iu shkaktuar dëme të konsiderueshme në radhë të parë blegtorëve të ndryshëm./TV Prizreni

Më Shumë

Tragjedia në Prizren: Babai i viktimës po vazhdon trajtimin mjekësor

Një mosmarrëveshje mes djemve të axhallarëve në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar në tragjedi, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur...

Humb jetën 78-vjeçari në Prizren – u godit nga një veturë teksa lëvizte me biçikletë

Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugën “Faik Konica” në Prizren, ku një automjet ka goditur me pjesën e...

Lajmet e Fundit