13.8 C
Prizren
E shtunë, 11 Maj, 2024

Finalistët e Big Brother në Fans Club

nevilaGjashtë finalistët e spektaklit madhështor Big Brother, të cilët mbrëmjen e së premtes mbyllën aventurën në shtëpinë më të përgjuar të Shqipërisë, kanë qenë të futar pasditen e së shtunës në takimin e fundit të emisionit Fans Club.

Disi më të çliruar, por ende paksa të emocionuar, protagonistët kanë rrëfyer lojën e luajtur prej tyre përgjatë tre muajve, nën vëzhgimin “e rreptë” të kamerave.

Të parët që kanë mbërritur në studio kanë qenë Arditi dhe Xhuli, të cilët i janë përgjigjur pyetjeve të prezantueses Albana Osmani.

Albana: Ardit, je i mërzitur apo i lodhur?

Arditi: I mërzitur aspak, i lodhur po sepse kam 24 orë pa gjum.

Albana: Ishe i pari që le shtëpinë dje. U gëzove që fitoi Nevila, apo doje të fitonte Valeri?

Arditi: Nevila, e meritoi.

Albana: Është e vërtetë historia që kur ishe i vogël mblidhje kanoçe?

Arditi: Po, është një histori e vërtetë. Kur erdha në Tiranë kishim vështirësi dhe punoja.

Më pas seanca e pyetjeve ka qenë për Xhulin. Interesante kanë qenë përgjigjet e saj lidhur me marrëdhënien me Arditin.

Albana: Xhuli, ç’plane ke pas Big Brother?

Xhuli: Nuk kam asnjë plan, nuk bëj kurrë plane.

Albana: Xhuli, me kë u lidhe në shtëpinë e BB?

Xhuli: U lidha me Nevilën dhe Arditin.

Albana: Pra, ke gjetur një mike dhe një të dashur?

Xhuli: Po.

Albana: Cilat kanë qenë komentet e para pas daljes nga shtëpia, të kanë kritikuar apo vlerësuar?

Xhuli: Me sa kam parë unë, më kanë vlerësuar.

Albana: A jeni çift ju të dy?

Arditi dhe Xhuli: Po.

Albana: Xhuli, kur të pyetën për Arditin ti the se e ke shumë për zemër. Ndërsa ti Ardit ke thënë se po dashuroheni. E keni lënë pak të hapur muhabetin?

Arditi: Ne kemi investuar për këtë me fjalë dhe me vepra. Pavarësisht se fillimi ishte i vështirë, në dy javët e fundit e kemi treguar edhe me vepra. Natyrisht, veprat kanë qenë brenda limiteve.

Pas përgjigjeve të tyre Arditi dhe Xhuli ia kanë lënë stafetën dy finalistëve të tjerë, Meridiani dhe Valeri.

Albana: Meridian, si e përkthen gjithë këtë eksperiencë?

Meridiani: Dëshira ime u plotësua, arrita deri në finale.

Albana: Po çfarë ke humbur? Sepse ti u fute për të fituar.

Meridiani: Sigurisht që po, kam humbur çmimin e madh.

Albana: Komunikimi jot me Marsin (e dashura) pas daljes nga shtëpia cili ka qenë?

Meridiani: E takova në aeroport dhe mes nesh nuk ka asnjë ndryshim. Përkundrazi, jemi më të lidhur.

Albana: Mamaja jote kishte shkuar disa herë në urgjencë për shkak të shqetësimit për ty…

Meridiani: Besoj se kjo është pak e ekzagjeruar. Por nuk kam qenë në dijeni sepse kam qenë brenda shtëpisë.

Sa i përket Valerit, pyetja e parë për të ishte: Çfarë prisje në të vërtetë?

Valeri: Prisja të fitoja BB. Atje dhash maksimumin. Por loja ka anë negatvie dhe anë pozitive.

Albana: Një koment për Nevilën…

Valeri: Nevila ishte njësoj si banorët e tjerë, pa ndonjë dallim.

Albana: Ne prisnim që t’i të luaje më shumë…

Valeri: Është mirë të jesh ashtu siç je. Karakteri dhe ndjeshmëria kanë qenë pjesë e lojës time, ndryshe nga sa bënë të tjerët.

Në fund të emisionit ka qenë edhe “qershia mbi tortë”, Nevila, fituese e këtij edicioni të Big Brother, si dhe Jona, finalistja tjetër.

Albana: Nevila, ke qenë e rezervuar në fjalë, e emocionuar, sot pak më e qetë, çfarë do të thuash? E prisje apo jo fitoren?

Nevila: Është një emocion që s’e përshkruaj dot. Jam akoma e emocionuar, s’e kam marrë veten. Falenderoj jo ata që quhen ‘fansa’, por ata që më kanë mbështetur.

Albana: Ja vlejti?

Nevila: Po, shumë.

Albana: Hyre e vetme dhe dole me 100 milionë…

Nevila: Edhe e prisja, edhe jo. Ishte një lojë që kishte të bënte me karaktere të ndryshme.

Albana: Historinë tënde e di mbarë Shqipëria. Në surprizën për ty brenda shtëpisë së BB ishin gjyshja dhe halla. Mungoi nëna jote biologjike. Ne e kemi në lidhje telefonike. Zonjë, Nevila fitoi…

Nëna e Nevilës: Bravo. Faleminderit gjithë shqiptarëve.

Albana: Mund të flasësh me Nevilën…

Nëna: Bravo, Nevila. Për çdo gjë që të kesh nevojë jam afër teje.

Albana: Një vit më parë jeni takuar me Nevilën, ia keni treguar të dyja anët e medaljes (historinë familjare) Nevilës?

Nëna: Nevila është vajzë e fortë. Ajo do eci përpara, historinë e lëmë mbrapa. Po të mendosh mbrapa, nuk ecën përpara.

Albana: Nevila, ke gjë për t’i thënë mamasë tënde?

Nevila: Atë mbrëmje më ngeli pak pishman, por unë e di shumë mirë anën tjetër të medaljes. Për mua ka qenë një histori e vështirë, por edhe për atë. Por kjo është një pyetje shumë e vështirë për t’i dhënë një përgjigje në këtë moment. Por unë e di shumë mirë që ajo më ka ndjekur. Pavarësisht çfarë ka ndodhur, në fund të fundit ajo është gjaku im.

Nëna: Nevila, të dua me gjithë zemër. Ato pak ditë që ndenjëm bashkë i kujtoj shumë.

Nevila: Të puth fortë.

Nëna: Të puth edhe unë.

Albana: Çfarë mund të tregosh për anën tjetër të medaljes?

Nevila: Unë e kam ndarë mendjen. Nuk dua të jem vetëm. Edhe pse tani jam e rritur, një pjesë më ka munguar gjatë kësaj kohe.

Albana: Po fakti që s’ke pasur asnjë të dashur, si është çështja? Ke mbetur vetëm një shenjë horoskopi?

Nevila: Nuk besoj se kam mbetur një shenjë horoskopi. Në disa raste kam ndjerë, diçka por nuk kam vazhduar. Në jetë jo gjithçka është e sigurtë.

Në fund, një pyetje e rezervuar për Jonën.

Albana: Jona, po ti ke ndonjë pishman?

Jona: Vetëm zënkën me Elisin, asgjë tjetër.

Më Shumë

Faik Konica: Martesa e Skënderbeut

Nga: Faik Konica Viti 1450, plot me mundime, me luftëra e me gjakra u mbarua duke ndritur edhe më bukur emrin e Skënderbeut. U dëftua...

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se kanosi familjarët, dhe demoloi orenditë shtëpiake

  Një person është arrestuar të shtunën në Prizren, nën dyshimin se ka kanosur anëtarët e familjes së tij, dhe ka demoluar orenditë shtëpiake. I dyshuari...

Lajmet e Fundit