17.6 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Fishta dhe Gjeçovi, promovohen dy botime në Tiranë

Gjergj FishtaDy botimet më të fundit, “Fishta dëshmi e identitetit shqiptar” dhe “Gjeçovi-tradita dhe qytetërimi shqiptar” të autorit Dom Viktor Sopi pas promovimit në Kosovë vijnë edhe për lexuesit në Shqipëri.

Vetë autori tregon qëllimin e shkrimit të këtyre dy botimeve, dhe emocionet që po përjeton. Ai thotë se në botimet e tij është përfshirë lirikja , epikja dhe komikja e Fishtës, dhe puna krijuese e Gjeçovit në sistemimin e vlerave të kanunit të Lekë Dukagjinit. “Motivi kryesor i imi ishte që të krahasoj dashurinë për libër, për vlerë, për sakrificë, pozitën në shërbim, çfarë jep shembull konkret dëshmia letrare e gjerë e Gjergj Fishtës, apo veprimtaria e ruajtjeve të zakoneve dhe traditës shqiptare.

Çfarë është një kodifikues i mirë? Shtjefën Gjeçovi”, tha Dom Viktor Sopi, autor i dy botimeve që dje u promovuan në mjediset e Ministrisë së Kulturës. Dy veprat u botuan me mbështetjen e Institutit Albanologjik të Prishtinës. Ndërkohë që ato janë cilësuar si një pasuri edhe për Institutin Albanologjik të vendit tonë. Për vlerat e këtyre dy botimeve folën dhe të tjerë studiues si prof. Emin kabashi nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, prof. dr. Ardian Marashi nga Qendra e Studimeve Albanologjike e Shqipërisë, etj.

Shtjefën Gjeçovi (Janjevë, 12 korrik 1873 – Zym, 14 tetor 1929) ishte frat françeskan, veprimtar i shquar i lëvizjes atdhetare, etnograf, arkeolog dhe shkrimtar shqiptar. Kryevepra e tij, “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, është përmbledhja më e përmendur e ligjit zakonor shqiptar.

Ndërkaq që Gjergj Fishta (23 tetor 1871-30 dhjetor 1940) është cilësuar si Homeri shqiptar, një poetët më të mëdhenj. Ai arrin të botojë këngët e para të “Lahuta e Malcis”, kryevepër e poezisë epike shqiptare, më 1904. Më 1907 boton përmbledhjen satirike “Anzat e Parnasit”, dhe më 1909 përmbledhjen lirike “Pika voëset”, më 1913 “Mrizi i Zanave”. Fishta veç krijimtarisë artistike, shkëlqeu edhe në fushën e pedagogjisë e të psikologjisë sociale, gjuhësisë, etj.

Më Shumë

Ushtroi dhunë ndaj vajzës, prangoset babai në Malishevë

Një burrë në Malishevë ka rënë në prangat e policisë pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij. Sipas raportit policor, nuk...

P.C Prizreni një hap larg finales së Ligës së Parë

Proton Cable Prizreni ka bërë një hap të madh drejt finales së Ligës së Parë, duke fituar bindshëm gjysmëfinalen e parë ndaj Istogut me...

Lajmet e Fundit