3.1 C
Prizren
E martë, 30 Dhjetor, 2025

Fitore e rëndësishme për Prizrenin 16

Prizreni 16 ka shënuar fitore ndaj Rahovecit me rezultat 95:89 (22:23, 36:21, 20:25, 17:20) në xhiron e tretë të Ligës Unike.

Vreshtarët e nisën ndeshjen me një seri prej 0:6, megjithatë, vendasit rikthehen shpejt dhe më pas zhvillohet lojë e baraspeshuar, ndërsa çereku i parë përfundon me rezultat 22:23. Prizrenasit e filluan furishëm periudhën e dytë, duke pasur epërsi deri në 12 pikë, 40:28 dhe ishin në epërsi konstante, kurse pjesa e parë përfundon me shifrat 58:44.

Lojë interesante u zhvillua në periodën e tretë, ku mysafirët ngushtuan shifrat në 67:62, megjithatë, vendasit me një seri prej 10:0, shkëputen në 77:62, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash në semafor ishte 78:69.

Rahoveci nuk u dorëzua dhe ngushtoi rezultatin në 88:85, por pa arritur të bëjë më shumë dhe Prizreni 16 triumfoi me shifrat 95:89.

Te Prizreni 16 u dalluan Urim Zenelaj me 13 pikë e 17 kërcime, Ivan Koljeviq me 27 pikë e nëntë asistime dhe Courtney Fells me 24 pikë e 11 kërcime, kurse te Rahoveci u dalluan Milik Yarbrough me 23 pikë e 15 kërcime, Altin Morina me 24 pikë e gjashtë asistime dhe Tyheim Monroe me 20 pikë e 10 kërcime.

Prizrenasit kanë dy fitore dhe një humbje, ndërsa Vreshtarët tri fitore në tri ndeshje.

Më Shumë

Si janë përdorur fetë nga burrat kundër grave

Nga Ben Blushi Gjatë bisedës që pata në Korcë për promovimin e romanit Jam Musliman fola edhe për karakterin shumë mashkullor të feve. Të gjjtha fetë...

Nga lufta në politikë – Sozia e Adem Jasharit në garë për deputet

Njihet si personi që në aspektin fizik, më së shumti ngjason me komandantin legjendar, Adem Jashari. Është fjala për luftëtarin e tri luftrave, Bekim...

Lajmet e Fundit