17.8 C
Prizren
E martë, 16 Korrik, 2024

Për katër vjet janë larguar mbi 400 mjekë nga Kosova

Kushtet jo të mira të punës dhe pagat e ulëta, kanë bërë që kuadri specialistik mjekësor të ikë nga Kosova në vende të ndryshme të botës. Vetëm për katër vjet nga Kosova kanë ikur mbi 400 mjekë.

Me kushtet e punës, politikat shëndetësore dhe me pagesë, nuk janë pajtuar shumë mjekë specialistë, andaj kjo ka qenë edhe arsyeja e ikjes nga Kosova për të kërkuar punë në vende të ndryshme të Evropës e më gjerë.

Kryetarit i Odës së Mjekëve të Kosovës, dr. Pleurat Sejdiut në një prononcim për Telegrafin konfirmoi se largimi i mjekëve po ndodh për shkak të kushteve të punës.

“Gjatë një minisondazhi që e bëjmë me rastin e aplikimit për dokumentin e nevojshëm për punësim në shtetet e BE-së por jo vetëm, shumica janë deklaruar se largohen për shkak të kushteve të punës , pastaj vijnë kualiteti i shkollimit specialistik dhe rrogat” thotë ai.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, dr. Pleurat Sejdiu

Po ashtu Sejdiu tregon që mosha e atyre mjekëve të cilët vendosin që veprimtarinë e tyre ta zhvillojnë në ndonjë vend tjetër është kryesisht mosha e mesme.

“Gjatë këtyre 4 viteve të fundit, nga funksionalizimi i OMK-së, janë larguar 454 mjek e kryesisht mosha mesatare e tyre është pak mbi moshën 31 vjeçare”, vazhdon tutje ai.

Kurse dr. Pleurati thotë që nuk kanë qëndruar duarkryq, përballë këtij trendi të ikjes së mjekëve nga Kosova, ai pohon që në Ministrinë e Shëndetësisë kanë shkuar me propozime konkrete për gjetjen e zgjidhjes së këtij problemi por nuk kanë hasur në bashkëpunim nga këta të fundit.

“Ne në disa raste ju kem bërë MSH-së propozime konkrete për rregullimin e kësaj, çështje si përmirësimi i kushteve të punës, mënyra e ngritjes së cilësisë të shkollimit specialistik, ngritja e pagave si dhe precizimi ligjor për punësimin e afër 300 mjekëve të pa punë, por shihet që nuk kemi hasur nga MSH-ja në mirëkuptim apo bashkëpunim rreth kësaj çështje”, përfundon ai./Telegrafi/

Më Shumë

Konfirmohet aktakuza ndaj Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit dhe Haxhi Shalës

Është konfirmuar aktakuza ndaj tre ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit dhe Haxhi Shalës-Topit. Lajmi është bërë me dije nga Dhomat e Specializuara të...

Vala e të nxehtit: Për 6 muaj, mbi 47 mijë qytetarë kërkuan ndihmë në QKUK – fluks në dy muajt

  Për gjashtë muajt e fundit, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë trajtuar mbi 47 mijë pacientë shkaku i temperaturave. Megjithëse, në dy muajt e...

Lajmet e Fundit