6.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Fitore? Modeli suedez (nuk) është shpaguar në luftën kundër coronavirusit!

Suedia, ky vend skandinav, që nuk aplikoi masat e rrepta të karantinimit, ka 1.500 të vdekur nga COVID-19 në milion banorë, derisa mesatarja në Evropë është 1.800.

Suedezëve duket se u është shpaguar ky lloj “basti” me coronavirusin, pasi ky vend skandinav ka statistika shumë më të mira sesa shumica e vendeve evropiane që nuk kanë aplikuar masat të rrepta të karantinimit, transmeton Telegrafi.

Siç raporton Daily Mail, Suedia ka mesataren prej rreth 1.500 të vdekur në një milion banorë, që është shumë më mirë sesa mesataren e Evropës që është 1.800 të vdekur në një milion banorë.

Për dallim nga Britania e Madhe që i është nënshtruar për tre herë izolimit total dhe ka 2.100 të vdekur në një milion banorë, Suedia i ka dukshëm më mirë punët.

Belgjika dhe Italia kanë përqindjen e vdekjeve nën 2.000 në një milion banorë. E në anën tjetër, modeli suedez nuk është treguar i mirë krahasuar me vendet tjera fqinje të Skandinavisë.

Norvegjia dhe Finlanda kanë rreth 200 të vdekur në një milion banorë që nga fillimi i pandemisë. Në Danimarkë përqindja e vdekjeve është paksa më e madhe prej rreth 400.

Këto të dhëna janë marrë nga portali Our World in Data nga Universiteti i Oksfordit. Ekspertët e statistikave pretendojnë se për matjen e pasojave të pandemisë së coronavirusit, duhet shikuar të dhënat sa i përket vdekjeve.

Suedia nuk ka aplikuar masa të rrepta të karantinimit në fillim të pandemisë, sikurse shumica e vendeve tjera evropiane. Dimrin e kaluar ishin ndaluar tubimet prej më shumë se tetë personave në ambiente të mbyllura, e restorantet e pabet kanë qenë të mbyllura në ora 20:00.

Megjithatë nuk ishte bërë e obligueshme bartja e masave mbrojtëse, por për një kohë të shkurtër ka qenë e preferuar që maskat të mbahen në transportin publik dhe atë në turma.

“Gjithçka bazohet në atë se me cilin vend e krahasoni Suedinë. A është dashur ky vend të ketë numrin e njëjtë të vdekurve sikurse Norvegjia, Danimarka e Finlanda, apo duhet ta krahasojmë me Britaninë e Madhe e Gjermaninë”, pyet epidemiologu Ragib Ali.

“Edhe pse qeveria suedeze nuk ka kontrolluar respektimin e izolimit, ekziston një pasqyrë e mbylljes vullnetare që qytetarët në një formë e kanë respektuar. Pikërisht kjo sjellje vullnetare e qytetarët mund të ndihmojë që të tejkalohet piku i infeksioneve. Në fund, asnjë masë nuk mund të ndalin epidemitë e mëdha”, tha për fund Ali. /Telegrafi/

Më Shumë

Interi, kampion i Italisë — ylli i dytë vjen me fitoren në derbi

Interi është zyrtarisht kampioni i Italisë në futboll për sezonin 2023-2024. Zikaltërit, ashtu siç edhe e kishin paralajmëruar dhe ëndërruar më herët arritën të sigurojnë...

Mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshja për tunelin Tetovë-Prizren

Sot do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku në mesin e pikave të rendit të ditës është edhe shqyrtimi i Projektligjit...

Lajmet e Fundit