Fjalët e kampionit Usyk: Trajnerët më thanë të mos e nokautoja Joshuan

Oleksandr Usyk, pasi u shpall kampion i ri i peshave të rënda në boks, duke e mposhtur Anthony Joshuan pas 12 raundesh, ka thënë se ka besuar në fitore dhe ka punuar shumë për këtë, duke mos e parë familjen për një kohë të gjatë.

Vendimi për fitoren e boksieri ukrainas pas 12 raundeve ka ardhur me vendim unanim të gjyqtarëve, ku të tre ishin në anën e Usyk: 117-112, 116-112, 115-113.

Usyk tani është kampioni i katër brezave: WBA (Super), IBF, WBO dhe IBO në peshat e rënda.

Boksieri ukrainas ka thënë edhe fjalët e para si kampion i botës në peshat e rënda në boks për ‘Sky Sports Box Office’.

“Kjo do të thotë shumë për mua. Dueli shkoi siç prisja unë të shkonte. Kishte momente kur Anthony godiste fortë, por s’ishte asgjë speciale”.

Më Shumë

Kron Balidemaj fiton Bunarfest 2026, Dona Bytyqi dhe Mohul Varma në podium

Ka përfunduar edicioni i 22-të i Bunarfestit në Prizren, me Kron Balidemajn që u shpall fitues i garës tradicionale në lumin "Lumbardh". Në vendin e...

VV në Prizren takon gratë e lagjes Dardania

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka zhvilluar një takim me gratë e lagjes Dardania, në kuadër të aktiviteteve të saj politike. Sipas njoftimit të LVV-së, në...

Lajmet e Fundit