6.2 C
Prizren
E enjte, 30 Tetor, 2025

Fjalët e motrës/ Karantina pengoi ceremoninë siç i ka hije, pak njerëz në varrimin e Maks Velos

Një ceremoni e thjeshtë mortore me fare pak njerëz të pranishëm, për ti dhënë lamtumirën e fundit, arkitektit dhe piktorit të njohur Maks Velo. Njerëzit e tij më të afërt, i hodhën një dorë dhe në varrezat e Tufinës.

Një përcjellje modeste, për shkak të rregullave të vendosura prej emergjencës së koronavirusit, të cilat ndalojnë ceremonitë mortore me shumë njerëz.

Arkitekti i njohur u nda nga jeta ditën e enjte në moshën 85-vjeçare, si pasojë e sëmundjeje të rëndë, teksa ndodhej i shtruar në QSUT me anemi të theksuar. “Lamtumirë vëllai im i dashur“-tha e motra.

I pranishëm në ceremoninë e varrimit, kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë me dije se shtëpia e arkitektit dhe piktorit të njohur, Maks Velo do të bëhet shtëpi muze.

“Është një lamtumirë e jashtëzakonshme. Ai mendonte kur do ribënim kinemanë në Laprakë, por për shkak të karantinës s’u bë. Shumë prej atyre që vrapojnë tek liqeni se dinë që bisketat janë të Maksit. Do bëjmë shtëpinë e tij muze. Do bëjmë një inventar të veprës dhe do ja kthejmë me dinjitet veprën e tij në një muze dhe memorium”, tha Veliaj. Të pranishëm në ceremoninë mortore ishin kryetari i bashkisë Erion Veliaj, arkitektët Armand Vokshi dhe Artan Shkreli.

Më Shumë

Fushata zgjedhore për balotazhin nga 3 deri më 9 nëntor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që aktivitetet zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për Kryetarë të Komunave, do të jetë nga...

Xheladini i LDK-së: Kryesia na dha të drejtën autonome të bëjmë koalicion me këdo, edhe me Vetëvendosjen

Kandidati i LDK-së për kryetar të Dragashit, Bexhet Xheladini, për FrontOnline ka folur pas deklaratës së Filiz Mustafa, ish-kandidat i LVV-së për kryetar të...

Lajmet e Fundit