Latifi: Edhe tre pacientë me hemodializë nga Rahoveci janë me COVID-19

Sot në Kosovë është regjistruar viktima e 28 si pasojë e infektimit me COVID-19.

Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi për RTV Dukagjinin ka thënë se viktima është një 77 vjeçar i cili ka marrë shërbime të rregullta në Repartin e Dializës.

Latifi thotë se 77 vjeçari ka pasur edhe probleme tjera shëndetësore ku së fundmi është diagnostikuar edhe me coronavirus, përcjell Telegrafi.

“I infektuar ka qenë edhe djali i të ndjerit i cili për fat të mirë tashmë është shëruar plotësisht. Familjarët e tjera nuk janë të prekur nga COVID-19”.

Kryetari i Rahovecit thotë se edhe tre pacientë tjerë nga kjo komunë që marrin shërbimet për hemodializë janë të infektuar me COVID-19.

“Për shkak të natyrës së sëmundjes mund të kenë ndonjë komplikim, por momentalisht gjendja e tyre shëndetësore është stabile dhe nuk kemi ndonjë situatë problematike”.

Latifi thotë se edhe një tjetër paciente nga Rahoveci është i shtrirë në Klinikën Infektive.

“Të gjithë pacientët tjerë përfshirë edhe rastet me hemodializë janë në gjendje të mirë shëndetësore”, tha ndër të tjera Smajl Latifi.

I pari i Rahovecit thotë se deri të martën priten të merren edhe mostrat e pacientëve që tashmë janë të prekur me COVID-19 dhe të shërohen që të gjithë./Telegrafi/

Më Shumë

Kurti viziton ekspozitën digjitale kushtuar Ukshin Hotit në Krushë të Madhe

Në 83-vjetorin e lindjes së Ukshin Hoti, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Ekspozitën Digjitale “DheShkronjë”, të hapur në Amfiteatrin e...

Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

Një 27 vjeçar e ka humbur jetën sot si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë pas përleshjes që ka ndodhur...

Lajmet e Fundit