7.1 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Flakë e shpirtit

 

Abdyl Krasniqi

Ti je shumë larg,
por unë të shoh çdo ditë
te kopshti i luleve të bukura
Si atëherë, e njomë, plot aromë.

Ç’u bë me flakën e shpirtit?
Ti flakë e zjarr që ngroh e djegë.

Për çudi të gjithë e duan ngrohtësinë tënde!
Edhe kur dimiri sjell acar,
e pranvera behar e flutura
që notojnë në flakën tënde.

Po ti kush je?
Shpirt i zjarrit apo Zjarri vet?

Si ndihesh në flakë,
e lumtur dhe krenare…?
Po ty kush të vret?

Loti, tymi të mbulon,
Apo gacë e shuar, pluhur,
Aromë vdekjeje.

Një ditë si feniks nga hiri do të lindin:
lule, lisa…
e ti, përsëri do t’i marrësh
në përqafimin tënd…

12 dhjetor 2016

Më Shumë

Nis seanca në Apel në rastin e Dibran Hoxhës

Në Gjykatën e Apelit ka filluar seanca në rastin e Dibran Hoxhës (“Kobra”) për shqyrtimin e vendimit të shkallës së parë, me të cilin...

Kosovë–Turqi në ekran të madh në Shatërvan

Prizreni do të marrë atmosferë festive të martën më 31 mars, kur në "Shatërvan" do të organizohet shikimi publik i ndeshjes mes Kosovës dhe...

Lajmet e Fundit