Florian Marku duket i frikshëm para meçit me serbin Dragisic (VIDEO)

Qershori do të sjellë shumë meçe luftarake, ku shqiptarët do të paraqiten në lufta për tituj të ndryshëm, qofshin në boks, kikboks apo MMA.

Njëri nga ta është Florian Marku, i cili më 6 Qershor do të hyjë në ring me serbin Sladan Dragisic.

Ai që shumë muaj është duke u stërvitur intensivisht dhe duke e mbajtur trupin në formën të shkëlqyer, për të qenë 100% i gatshëm për meçin që do të zhvillohet në sallën “Asllan Rusi”, në Tiranë.

Floriani është aktiv në rrjetet sociale, dhe kështu ka postuar një video nga stërvitjet e tij, ku duket në formë të shkëlqyer para ndeshjes me serbin.

Shikoni Markun në stërvitje:

Më Shumë

Aksident i trefishtë pas mesnate në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në Prizren. Nga pamjet shihet se janë pëplasur tri automjete mes vete. Sinjali ka kontaktuar me Policia e Kosovës...

Qindra qytetarë në Mejdan – rikthehet spektakli i pehlivanëve në Opojë pas shumë vitesh

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Komunës së Dragashit, këtë vit u rikthye pas shumë vitesh një nga traditat...

Lajmet e Fundit