“Po e gjeta do ta vras”

Familjarët e shqiptarëve që humbën jetën në aksidentin tragjik në Greqi, kanë folur për mediat greke duke përshkruar atë çfarë ndodhi.

Bashkëshortja e viktimës 65-vjeçar të quajtur Spiro dhe e ëma e 34-vjeçares që mbeti e plagosur, rrëfen dhimbjen e saj.

“Çdo mëngjes, Spiro çon vajzën tonë në punë. Tani kam humbur burrin tim dhe vajzën e kam në prag të vdekjes nën kujdesin intensiv të mjekëve“,- thotë gruaja e shqiptarit që humbi jetën në aksident.

Zemërim ka shprehur edhe nipi 34-vjeçar i viktimës së dytë të aksidentit, shqiptarit 60-vjeçar.

“Nëse e gjej, do ta vras me duart e mia”,- ka thënë 34-vjeçari shqiptar për mediat greke, duke iu referuar shoferit të kamionit që shkaktoi aksidentin fatal.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 05:40 në aksin rrugor Athinë – Pire. Një kamion i drejtuar nga një 65-vjeçar, humbi kontrollin duke çarë barrierat ndarëse të rrugës dhe përplasi dy automjete.

Nga përplasja e makinave, humbën jetën dy shqiptarët 60 dhe 65-vjeçari Dhimitër Pambuku, kurse mbeti e plagosur 34-vjeçarja shqiptare. Policia greke tha se shoferi i kamionit ishte i dehur kur ndodhi aksidenti. Nga testi i alkoolit, ai rezultoi me 0.50 miligramë alkool në gjak, ndërkohë që limiti është 0.10.

Sipas mediave në vendin fqinj, shoferi i kamionit që shkaktoi aksidentin e rëndë, ka pësuar dy fatkeqësi në jetë. Disa vite më parë, atij i kanë vrarë vëllain kurse më pas i vdiq edhe djali në një aksident me motor./tvklan.al/

Më Shumë

Rahoveci shënon Ditën e Çlirimit, Latifi: Liria është amanet që duhet ruajtur

Të dielën e 14 qershorit, Komuna e Rahovecit ka shënuar Ditën e Çlirimit. Me këtë rast është organizuar edhe një seancë solemne në Kuvendin Komunal. Në...

Vdes gruaja nga aksidenti në autostradë, në gjendje të rëndë burri i saj

Ka vdekur gruaja që u lëndua rëndë në aksidentin e ndodhur pak më parë në Autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas burimeve të gazetares Arbreshë Uka brenda...

Lajmet e Fundit