Prishtina – Bashkimi, tradita apo motivi?

Të shtunën nis seria e ndeshjeve finale të play-off-it në IP Superligën e Kosovës në basketboll ndërmjet kampionit aktual Sigal Prishtinës dhe Bashkimit.

Kryeqytetasit synojnë që edhe sivjet të fitojnë kurorën e dyfishtë, ndërsa prizrenasit shpresojnë që pas një kohe të gjatë të stolisen me titullin e kampionit dhe të ndërpresin dominimin e Sigal Prishtinës.

Bashkimi sivjet pati një edicion të mirë, madje arriti deri në finale të Ligës Ballkanike.

Ndërkaq, Sigal Prishtina e ka fituar Kupën e Kosovës, duke triumfuar në finale pikërisht ndaj Bashkimit. Seria finale mund të shkojë deri në pesë ndeshje, ndërsa kampion shpallet skuadra që i arrin tri fitore.

Në gjysmëfinale Sigal Prishtina e eliminoi Golden Eagle Yllin (3:0), njëjtë sikur ehe Bashkimi që pas tri ndeshjeve me Rahovecin e siguroi “vizën” për në finale.

Më Shumë

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Ky është personi që u ther për vdekje në Prizren

Si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë mes përleshjes që ka ndodhur sot mes dy familjeve në fshatin Kobaj të...

Lajmet e Fundit