20.8 C
Prizren
E hënë, 20 Maj, 2024

Tri femrat që na shndrisin

Seremb Gjergji italiShkruan: Seremb Gjergji

1. Majlinda Kelmendi
“Rreth flamurit të përbashkuar…”, ishte himni shqiptarë të cilin po e këndonte Majlinda Kelmendi në momentin kur kampionia jonë botërore po merrte medaljen e artë për Kosovën. Suksesi saj në Kampionatin Botërorë të Xhudos (Judo) në Rio de Janeiro – Brazil ka mahnitur botën. Pejania 22 vjeçare ia ktheu IMAZH-in Kosovës. Ajo është Ambasadorja më e fuqishme. Me t’u kthyer, trajneri i sajë Toni Kuka tha se ky është vetëm fillimi. Majlinda është një MESI në xhudo!
Majlinda e cila është absolvente në Kolegjin Evropian Dukagjini në Pejë, e bënë këtë universitet të ri me kredibilitet, por edhe vet qytetin e Pejës ku është lidhur Besa-Besë. Ajo deri me tash ka fituar 15 medalje të Arta, 6 të Argjendta dhe 8 të Bronzta. Kësaj radhë, kjo medalje është e para në nivelin e Mjeshtërve.
“Këtë medalje të artë e ka fituar Kosova”, tha Majlinda në Aeroportin Adem Jashari.
Para një muaji, shoqëria e sajë më të cilët po haja dreke në “Prima Pizza” në kryet të Korzës në Pejë, tregonin për qetësinë e sajë. Por e veçanta e gjitha tregimeve ishte se Majlinda e do shumë Kosovën – diçka që rrjedhë në gjak nga të parët e asaj.

2. Rita Ora
Rita Ora e cila këtyre ditëve do të mbushë 22 vjet ka shkëlqyer në mbrëmjen e Shpërblimeve Muzikore të MTV-s me fustanin e saj 6 metra të gjatë. Por të gjithë e mbajmë mend për video-klipin që përfaqëson Kosovën “Shine Ya Light” që thërret Kosovën të SHKELQEI. Por, duket se Kosova nuk po ka mundësi ta ndezë dritën e saj e cila duhet të shkëlqej.
Por, Rita Ora – një yll i Kosovës dhe Botës, vërtetë po shkëlqen dhe IMAZH-in e Kosovës po e plason çdo ditë në tërë botën. Fat i keq që shteti ynë po bënë shumë pak për të!
Më kujtohet si sot kur kjo mbesë e Osman Bajraktarit (ish konsull ne BRSS) të Klinës – Rita Sahatçiu (Sahatqiu), vinte tek dajtë dhe rrinte tërë verën. Familja Bajraktari e fshatit Rudica, çdo verë priste mbesën e saj të ‘ambël Riten. Më kujtohet kur në verën e vitit 1997 po vraponte me fëmijët e tjerë të dajëve në rrugën lokale të fshatit Rudicë e kur Rrita e vogël me flokë ari në gështenjë paksa kaçurrele po vraponte në grupin e fëmijëve. Familja Bajraktari e kujton shpesh, por është shumë e lumtur që mbesa e tyre tash është Yll bote dhe Ambasadorja më e denjë e Kosovës.
Heronjtë e ri më nuk do të dalin nga pushka, por nga angazhimi i tyre dhe IMZH-in që ia sjellin vendit të prejardhjes. Kjo Heroinë e re, sikur edhe Majlinda Kelmendi na bënë të gjithë qytetarëve të Kosovës krenarë. Thënia e sajë e famshme është “All i can do is take influences from where i was raised – E gjitha që mund të bëjë është të influencohem nga vendi që jam rritë”.

3. Nënë Tereza – Agnes Gonxhe Bojagjiu
“Jeta është jetë, mbroje”, është thënia më e çmuar e të Lumnumes Nënë Tereza. Ardhja e saj katër (4) herë në Kosovë e bënë këtë thënie edhe më të fuqishme. Synimi i saj ishte mbrojtja e jetës së gjithë shqiptarëve. Me 1982 erdhi në Kosovë për herë të tretë dhe automjeti i saj mbeti pa benzinë tek Hotel Nora në Klinë. Pompat shtetërore të benzinës nuk i jepnin benzinë shoferit të automjetit të saj. Me kujtohet ajo grua e vogël që ishte me 4-5 veta, por që më kujtohet, Avni Spahiu – ambasadori aktual i Kosovës në Turqi. Derisa Lesh Preni rrezikoi punën dhe vetën e solli benzinën, ajo ma përkëdheli kokën dhe më uroi.
Kujtimi i Presidentit amerikan Bill Clinton për Nënë Terezën është mbresëlënës. “Ma shtrëngoj dorën me dy duart e vogla, ma mbështeti për faqen e saj e më tha: “Të lutëm kujdesu për popullin tim”?. Ky moment jo që ka ngjallë ndjenjë të jashtëzakonshme për Presidentin dhe një kujtim të paharrueshëm për atë, por edhe për Ne sot.
Kjo bijë dhe motër shqiptare ka lindur në Shkup (Vilajeti i Kosovës), qyteti me rreth një (1) milion shqiptarë me 1908. Ndërsa me 1979 ajo pranoi çmimin Nobel për Paqë. Shteti i Kosovës tash e ndanë medaljen humanitare “Nënë Tereza”. Me 5 shtator është 16 vjetori vdekjes së kësaj Shenjtoreje.

4. Diplomacia e Mençur
Kosova ka nevojë për një IMAZH i cili vjen nga qytetarët e saj, nga njerëzit që kanë një perspektivë që kthehet në një vlerë për Shtetin e ri të Kosovës.
Ka ardhë koha që këto kampione dhe të tjera si këto, të jenë Ambasadorët më të fuqishëm që sot ka Kosova në veçanti, e bota shqiptare në përgjithësi. Duke investuar në këto figura, Kosova e kthen IMAZH-in e mirë në botë.
Në strategjinë time për President, përmirësimin e IMAZH-it në diplomacinë e jashtme, ky investim quhet “Diplomaci e Mençur – Smart Diplomacy”.
Investimi i mençur në këto figura shumë të dashura për Ne dhe botën nënkupton se Kosova do të hapë rrugë të reja drejtë vendeve demokratike. Mjeri Ai që nuk i sheh dhe respekton këto vlera të jashtëzakonshme.
Andaj, të gjithë sebashku t’i duam, respektojmë dhe prezantojmë këto vlera fuqishëm nëpër BOTË.
(Autori është kandidat i pavarur për President të Kosovës)

/PrizrenPress.com/

Më Shumë

52 aksidente brenda 24 orëve

19 aksidente trafiku me të lënduar dhe 33 tjera me dëme materiale janë raportuar brenda 24 orëve. Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 2 mijë e...

Drejtoria e Arsimit në Prizren publikon listën e propozimeve për bursat e vitit akademik 2023/2024

Drejtoria e Arsimit në Prizren ka  publikuar sot listën propozuese të kandidatëve që kanë konkurruar për bursat e vitit akademik 2023/2024. Lista përmban emrat e...

Lajmet e Fundit