16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Fondacioni gjerman “Luftbrucke” dhuroi një autoambulancë për Malishevën

Fondacioni gjerman “Luftbrucke”, në ceremoninë e festimit të 30 vjetorit të themelimit të tij, që është mbajtur më 7 nëntor të këtij viti, për Komunën e Malishevës ka dhuruar, një autoambulancë, për nevojat e ofrimit të shërbimeve shëndetësore. Pronar të këtij fondacioni janë Rudofl Broer dhe Rudofl Rodenbroker, të cilët në ceremoninë e mbajtur në Gjermani, ja kanë dorëzuar donacionin kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Liridon Hoti, e kanë falënderuar fondacionin dhe përfaqësuesit e saj për këtë donacion të radhës, i cili ka rëndësi të madhe për ofrimin e shërbimeve të shpejta shëndetësore për Komunën e Malishevës.

“Ky nuk është donacioni i parë, pasi fondacioni “Luftbrucke” në vazhdimësi e ka përkrahur Malishevën, me donacioni konkrete, sidomos në fushën e shëndetësisë dhe për këtë, Komuna e Malishevës, ju është mirënjohëse përjetësisht”, ka thënë mes tjerash, kryetari Begaj, në fjalimin e tij, të mbajtur në ceremoninë e 30 vjetorit të këtij fondacioni.

Në këtë shënim, krahas përfaqësuesve të shumtë të fondacionit, ishte i pranishëm edhe një delegacion nga Komuna e Malishevës, në përbërje, Ragip Begaj, Kryetar i Komunës, pastaj drejtori për shëndetësi, Liridon Hoti, shefja e kabinetit të kryetarit, Blerta Krasniqi dhe zyrtari ligjor, Muharrem Morina.

Në këtë ceremoni, delegacioni nga Malisheva, është takuar edhe me përfaqësues të jetës shoqërore dhe politike të Gjermanisë, përfshi edhe Hartmut Schauerte, sekretar i ish kancelarit Helmut Kohl, dhe përfaqësues të biznesit gjerman, me të cilët ka biseduar për zhvillimin ekonomik dhe mundësitë e përkrahjes për Komunën e Malishevës.

Donacioni i dhuruar nga fondacioni “Luftbrucke”, do të vije në Malishevë, gjatë kësaj jave, pas kryerjes së procedurave për sjelljen e donacionit.

Më Shumë

Totaj priti në takim përfaqësuesit e Shoqërisë Kulturo-Artistike “Dogru yol”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj priti sot përfaqësuesit e Shoqërisë Kulturo-Artistike “Dogru yol”, të këtij qyteti. Kjo shoqëri mban gjallë që 73 vjet...

25 vjet nga ndërhyrja historike për paqen në Kosovë

Sot mbushen 25 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve serbe. Aeroplanë të NATO-s bombarduan në territorin e Serbisë, Kosovës dhe Malit...

Lajmet e Fundit