5.3 C
Prizren
E premte, 16 Janar, 2026

Fondet britanike shpëtojnë monumentin gati njëshekullor në Prizren

Një shtëpi e vjetër, që është në pronësi private, ka mbetur e rrethuar nga ndërtimet e reja përreth saj, në rrugën “Mimar Sinan” në Qendrën Historike të Prizrenit.

Me fasadë të dëmtuar e pa xhama në dritare i ka rezistuar transformimit, i cili ka kapluar zonën historike gjatë dy dekadave të fundit.

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, të martën, ka njoftuar se kjo shtëpi e shekullit XX do të restaurohet dhe rehabilitohet. Do të shfrytëzohet nga trashëgimtarët e këtij objekti.

“Shtëpia gjendet në kufi ndërmjet lagjes ‘Potok mahallë’ dhe ‘Nënkala’. Mbi portën hyrëse të shtëpisë gjendet mbishkrimi i vitit 1922, që tregon datën e ndërtimit, edhe pse ka indikacione që ndërtesa është ndërtuar para kësaj date”, ka thënë drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha.

Sipas tij, punimet kanë filluar për restaurimin dhe rehabilitimin e shtëpisë, e cila gjendet në rrugën “Mimar Sinan”, përkatësisht prapa xhamisë së Sinan Pashës, pas nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit midis QRTK-së dhe Këshillit Danez për Refugjatë (DRC), ku kjo organizatë merr përgjegjësinë për ta realizuar projektin e financuar përmes grantit të Ambasadës Britanike në Kosovë.

Më Shumë

Tjetër skandal në basketbollin kosovar: Asistenti i Bashkimit goditet me shishe nga tifozët e Vëllaznimit

Një incident serioz ka ndodhur në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë gjatë zhvillimit të ndeshjes së basketbollit mes Vëllaznimit dhe Bashkimit. Një tifoz i Vëllaznimit...

Mësimi në shkollat e Malishevës shtyhet për dy ditë

Komuna e Malishevës ka marrë vendim për shtyrjen e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë në të gjitha shkollat e kësaj komune. Përmes një njoftimi zyrtar...

Lajmet e Fundit