1.8 C
Prizren
E enjte, 23 Mars, 2023

Franca kërkon ndihmë për Gazën

Francois HollandePresidenti i Francës Francois Holonde kërkon ndihmën e partnerëve diplomatikë për të ndërhyrë në Gaza si edhe iu drejtua Izraelit për t’u përmbajtur në sulmet e tij të fundit.

Reagimi i kreut francez erdhi menjëherë pas zhvillimit të protestave pro-palestineze në Paris.

“Izraeli ka të drejtën e plotë për të ruajtur sigurinë e tij, madje mund të mbrojë veten nëse sulmohet, por në të njëjtën kohë Izraeli duhet të tregojë përmbajtje, pasi situate në Gaza po krijon reagime dhe në vendet e tjera të botës”, u shpreh Holande.

Nga ana tjetër dhe kryeministri i vendit tha se Franca kurrë nuk do të tolerojë njerëz që përpiqen me fjalë apo vepra të importojnë konfliktin izraelito-palestinez për në territorin e saj.

Franca shquhet se ka popullsinë më të madhe arabe në Europë. Ofensiva e Izraelit kundër militantëve të Hamasit në Rripin e Gazës ka vrarë më shumë se 172 palestinezë.

Edhe pse në mungesë të marrëdhënieve diplomatike të Francës me Hamasin, Hollande ka folur me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas, kryeministrin turk, Rexhep Tajip Erdogan, dhe presidentin tunizian, duke u përpjekur për të bindur ata të cilët kanë ndikim të drejtpërdrejt në Rripin e Gazës, dhe në të njëjtën kohë i ka bërë presion Izraelit për t’i dhënë fund dhunës.

Më Shumë

Almeda Abazi shtrihet në spital

Almeda Abazi duket se është në gjendje jo të mirë shëndetësore. Përmes një instastory ajo është shfaqur e shtrirë në spital. E bukura shqiptare zbuloj se...

Mediat serbe e quajnë Xhakën “provokatori shqiptar”

Zvicra do të përballet me Bjellorusinë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Evropian, përballje kjo që UEFA vendosi të luhej në Serbi (për...

Lajmet e Fundit