10.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

Franca: Nuk i frikësohemi kërcënimeve të ISIS

Bernard Cazeneuve-minister francezUdhëheqës të shtetit francez, kanë thënë se ata nuk frikësohen nga kërcënimet e militantëve të Shtetit Islamik IS, të cilët kanë kërkuar që të sulmohen dhe vritën qytetarët e atyre vendeve që i janë bashkuar koalicionit për të luftuar IS.

Ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve ka thënë sot se “Franca është e gatshme që të reagojë’ ndaj çdo kërcënimi që vjen prej militantëve të IS, duke shtuar se forcat e sigurisë janë ‘plotësisht të mobilizuara’.

Deklarata e tij, vjen pas pak orësh, kur zëdhënësi i IS, Abu Mohammed al-Adnani, përmes një videoje në internet, ka kërkuar nga pasuesit e tij që të sulmojnë dhe vrasin qytetarët amerikanë, evropianë, meqë shtetet e tyre i janë bashkuar koalicionit për të luftuar IS.

Franca, më 19 shtator i është bashkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të realizuar sulme ajrore kundër IS në Irak e Siri.

Sekretari amerikan, John Kerry, ka thënë se më shumë se 50 shtete, përfshirë edhe Egjiptin e shtetet Arabe, kanë shprehur gadishmërinë e tyre për të marrë pjesë në koalicionin ndërkombëtarë, për të luftuar militantët e IS.

Më Shumë

Rahoveci shënoi 26-vjetorin e daljes së parë publike të UÇK-së në Drenoc

Ish-veprimtarë të çështjes kombëtare, veteranë të luftës, familjarë të dëshmorëve dhe përfaqësues të skenës politike, kujtuan daljen e parë publike të UÇK-së në Zonën...

Posta e Kosovës lëshon në qarkullim pullën postare kushtuar mbrojtjes së ambientit

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Mbrojtja e ambientit”.  Si pjesë përkrahëse e fushatave sensibilizuese,...

Lajmet e Fundit