17.1 C
Prizren
E mërkurë, 10 Shtator, 2025

Fshati ku shtëpitë kushtojnë si në “Shatërvan” të Prizrenit

Janë të njohur ustallarët e punimit të gurit

Fshati ka një infrastrukturë shumë të mirë dhe shtëpitë janë afër njëra-tjetrës, ngase të gjithë kurbetçinjtë edhe pse kanë mundësi të blejnë shtëpi në qytete, por secili ka të vetmen ëndërr që të ndërtojë shtëpi në këtë fshat. Kjo dashuri për këtë fshat dhe tokën e të parëve ka bërë që këtu për një ari truall të paguhet më shtrenjtë se në “Shatërvan” të Prizrenit

Mushnikova e Prizrenit vazhdon të mbetet fshati që ruan përkushtimisht traditën e dasmës dhe vdekjes. E shtrirë rrëzë male maleve të Sharrit Mushnikova ka një lartësi mbidetare rreth 960, ka 250 familje me 1600 banorë, që jetojnë në këtë fshat dhe shumica merren me zejen e muratorëve. Kurse, jo më pak se 350 banorë jetojnë në shtetet e Perëndimit.

Kryetari i fshatit, Sedat Bajrami, duke dhënë gjenezën e emrit të fshatit, afërsisht para 400 viteve shprehet se në këtë fshat ishte një krua, i cili shërbente për furnizimin me ujë. “Banorët shqiptarë kur shkonin të mbushnin ujë përdornin fjalën mush ni kovë, banorët serbë dhe myslimanë, kur dëgjuan këtë fjalë mendonin se këta janë mushnikovas dhe prej aty fshatit i mbetet emri Mushnikovë”, shprehet ai. /Kosova Sot/

Më Shumë

Kurti për kompaninë ‘Fe Plast’ në Prizren: Shembull i biznesit që ndërton besim dhe zhvillim

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar dje kompaninë 'Fe Plast' në Prizren, një ndërmarrje vendore që prej një dekade...

Shaqir Totaj rrit përkrahjen për studentët e Prizrenit, 300 bursa për vitin akademik 2025/2026

Komuna e Prizrenit ka njoftuar rritjen e numrit të bursave për studentët, duke kaluar nga 250 në 300 bursa për vitin akademik 2025/2026. Kjo paraqet...

Lajmet e Fundit