11.9 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Fshati Poslisht i Prizrenit josh shumë vizitorë

Investimet në disa fshatra të komunës së Prizrenit duket se kanë shtuar interesimin për turizmin rural. Në Poslishtë, Komuna investoi mbi 120 mijë euro në infrastrukturë dhe parkun e fshatit rreth Gurrës. Sipas banorëve, ky vend çdo ditë e më shumë po josh mysafirë edhe nga rajoni.

Fshati Poslisht i Komunës së Prizrenit shumë kohë më parë kishte vetëm 7 shtëpi, thotë Safet Alushaj, por natyra i fali shumë bukuri, sidomos Gurrën, që nisi të vlerësohej dalëngadalë.

“Shkretinë ka qenë Gurra, por tash t’u punu u ba mirë shumë. Vizitorë vijnë ngado, edhe nga Shqipëria vijnë, nga Kukësi”, tha Safet Alushaj, banor i Poslishtit.

Hasan Ramadani thotë se uji i Gurrës së Poslishtit shfrytëzohet në të gjitha stinët, e disa e përdorin edhe për mjekim.

“Ky ujë nuk e ndrron temperaturën si në verë ashtu edhe në dimër, sa më nxehtë që është koha, uji është më i ftoftë, kurse dimrit, mund t’i fusësh këmbët lirisht, temperatura sa më e ftohtë që është, uji është më i nxehtë”, tha Ramadani.

Turizmi rural është kthyer në vëmendje të vizitorëve, andaj investimet janë të nevojshme për zhvillimin ekonomik. Komuna e Prizrenit ka filluar të investojë në periferitë e Prizrenit.

“Qëllimi kryesor është që këtij ambienti, këtij fshati në kontekst të dhënies së përkrahjes së zhvillimit të turizmit rural t’i japim një mundësi më tepër, që t’i tërheqim jo vetëm banorët vendas, por edhe nga qyteti i Prizrenit dhe komuna të tjera, duke krijuar një mundësi për një zhvillim më të hovshëm të ekonomisë në përgjithësi”, tha i pari i Prizrenit.

Mbi 700 mijë euro janë paraparë në disa fshatrat të Prizrenit në këtë fushë, ndërsa me një shumë simbolike prej 120 mijë eurove, Poslishti ka nisur të joshë vizitorë nga i gjithë rajoni./rtk/

Marketing

 

Më Shumë

Pa pranga

Shkëlzen Çoçaj Liria nuk gjykohet, ajo merr frymë si era n’male. S’njeh pranga, as dyer t’mbylluna. E vërteta nuk fabrikohet, ajo lind n’dritë. Ecë zbathun mbi gurë, por kurrë s’e humb udhën. E...

I kërkonin 100% kamatë mujore viktimës, arrestohen dy të dyshuar për fajde në Prizren

Dy persona janë arrestuar në Prizren nën dyshimin për fajde. Sipas raportit 24-orësh, të dyshuarit dyshohet se kanë ngarkuar një viktimë mashkull kosovar me kamatë...

Lajmet e Fundit