12.4 C
Prizren
E mërkurë, 15 Tetor, 2025

FSK mund të shndërrohet në Gardë Kombëtare

FSK12-16Kosova shumë shpejt mund të bëhet me ushtri. Madje, me kapacitet aktuale që ka FSK-ja sot, pretendohet se ushtria mund të krijohet qysh brenda 30 ditëve pas ndryshimeve kushtetuese. Për këtë çështje janë bërë të gjitha përgatitjet. Por, problemi kryesor ka mbetur emri. Në Qeveri, druajnë se termi “ushtri” nuk do ta marrë pëlqimin e deputetëve të komunitetit serb në Kuvendin e Kosovës.

Si opsion nuk është përjashtuar që FSK-ja të transformohet në një Gardë Kombëtare të ngjashme me atë amerikane. Gazeta Tribuna e posedon një kopje të strategjisë së rekomanduar nga Komiteti Drejtues për Rishikimin e Strategjisë së Sektorit të Sigurisë (RSSS) si dhe tanskriptin për të cilën kabineti qeveritar ka diskutuar të mërkurën me dyer të mbyllura,shkruan Tribuna.,

Ministri i FSK-së, Agim Çeku, i cili ka kohë që i ikën çdo pyetjeje të gazetarëve dhe nuk flet shumë në publik për çështjen e ushtrisë, ka qenë krejtësisht i hapur para kolegëve të tij. Zyrtarizmin e ushtrisë se Kosovës ai e ka quajtur si çështje të kryer, ndërsa është shprehur i bindur se Kosova është e gatshme të kryejë veprime si ushtri hiq më larg se një muaj nga momenti që hartohet ligji.

Më Shumë

Një muaj paraburgim për të dyshuarin që pengoi një gjyqtar në Malishevë

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për të pandehurin D.Z., i cili dyshohet se ka penguar një gjyqtar...

Miss Universe Finlanda 2025 me origjinë nga Brodi viziton Dragashin

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka pritur në vizitë Sarah Džaf?e, e shpallur së fundmi Miss Suomi 2025 (Miss Universe Finlanda 2025),...

Voton Artan Abrashi

Lajmet e Fundit