2.8 C
Prizren
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

Ftohen banorët e Gjonajt dhe Tupecit të propozojnë emra për rrugët dhe sheshet e paemërtuara

Kryetari i Këshillit Lokal të fshatrave Gjonaj dhe Tupec të Hasit, Herolind Osmanollaj, ka ftuar të gjithë banorët që të dërgojnë propozimet e tyre për emërtimin e rrugëve, shesheve dhe lagjeve që aktualisht janë pa emra në këto dy fshatra.

Kliko videon:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1214372230121398

Kjo thirrje vjen pas njoftimit nga Komuna e Prizrenit, përmes “Komisionit për Emërtimin e Rrugëve, Sheshëve dhe Lagjeve”, se është hapur diskutimi për përmirësimin e gabimeve të mëparshme dhe plotësimin e listës rezervë të emërtimeve në territorin e komunës.

Në këtë kuadër, më 16 maj 2025 pritet të mbahet një mbledhje me Komisionin përkatës, ku do të shqyrtohen të gjitha propozimet e ardhura nga komunitetet lokale.

“Është shumë e rëndësishme që emërtimet e hapësirave tona publike të pasqyrojnë historinë, kulturën dhe figurat që kanë dhënë kontribut për komunitetin tonë. Prandaj, ftoj çdo banor që të japë mendimin e vet dhe të propozojë emra me peshë domethënëse”, ka deklaruar Osmanollaj.

Propozimet mund të dërgohen deri më 15 maj 2025, ora 16:00, përmes Facebook-ut ose në numrin e Viber-it +383 49 202 792.

Çdo propozim duhet të shoqërohet me një biografi të shkurtër të personit për të cilin propozohet emërtimi. Biografia duhet të përmbajë emrin, mbiemrin, datëlindjen, arsimin, si dhe një përshkrim të shkurtër të veprimtarisë së tij/saj – qoftë ajo patriotike, kulturore, arsimore apo angazhim në jetën lokale.

Më Shumë

Pjesëmarrje e ulët në votime në orët e para në Prizren

Në Prizren, gjatë orëve të hershme të mëngjesit, qytetarët nuk kanë treguar shumë disponim për të dalë në votime. Atmosfera në vendvotime është e qetë,...

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Në IMF KosInvest, kredia është zemra e shërbimeve tona. Ne besojmë se çdo individ dhe biznes meriton mundësinë për të realizuar planet e veta, ndaj...

Shi dhe borë sot

Lajmet e Fundit