-0.6 C
Prizren
E hënë, 19 Janar, 2026

Fundviti, i vështirë për Thaçin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në fund të këtij viti pritet të rikthehet përsëri në Kuvend, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Kreu i shtetit i cili mori votat e deputetëve të koalicionit qeverisës, por jo edhe të atyre opozitarë, pas rreth një viti do t’i ketë përballë përsëri aty ku këta të fundit kundërshtuan ashpër zgjedhjen e tij në postin e presidentit.

Mirëpo, presidenti Thaçi nuk do të mundë të zgjedhë ndryshe, meqë Kushtetuta e Kosovës ia obligon adresimin vjetor para deputetëve të Kuvendit. Presidenti i Kosovës në bazë të Kushtetutës së Kosovës, Neni 84, që ka të bëjë me Kompetencat e Presidentit, obligohet që t’i adresohet deputetëve një herë në vit. “Së paku një herë në vit presidenti i drejtohet Kuvendit të Kosovës përkitazi me fushëveprimtarinë e tij”, thuhet në Nenin 84, pika 30.

Por, kreu i shtetit nuk do të jetë i mirëpritur nga deputetët e opozitës, të cilët, edhe pse ende të pavendosur, nuk do ta dëgjojnë fjalimin vjetor të Thaçit. /Zëri/

Më Shumë

Totaj priti drejtuesit e KBI-së në Prizren, rikonfirmohet bashkëpunimi institucional

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, Valon ef. Ibrahimi, kryeimamin...

Policia nis hetimet për vdekjen e një burri në Prizren

Një person ka vdekur të hënën pasdite në Prizren, ka bërë të ditur Policia e Kosovës. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima ishte dërguar në...

Lajmet e Fundit