2.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025

Futbolli në zi, ndërron jetë ish-presidenti legjendar Palermo-s

Maurizio Zamparini, ish-presidenti i skuadrës së Palermo-s ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai ishte shtruar në spital pas disa komplikimeve që kishte pasur pas operacionit që kishte kryer në bark.

Ish-presidenti u nda nga jeta në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, në klinikën Cotignola, në provincën e Ravenës.

Zamparini e drejtoi Palermo-n në dy periudha. Nga 21 korriku 2002 deri më 27 shkurt 2017 dhe nga 4 korriku 2017 deri më 1 dhjetor 2018.

Më herët ai kishte qenë presidenti i klubit të Venezia-s, që aktualisht është pjesë e Serie A. Pasi shiti Venezia-n në vitin 2002, ai bleu klubin nga Serie B, Palermo-n.

Në sezonin 2003/04, Palermo u ngjit në Serie A. Gjatë periudhës që Zamparini ishte në krye të Palermo-s, klubi arriti kualifikimin në Kupën UEFA dhe Europa League.

Fituesit e Kupës së Botës me Italinë, Christian Zaccardo, Fabio Grosso, Luca Toni dhe Andrea Barzagli, luajtën për Palermo-n. E njëjta gjë vlen edhe për Edinson Cavani-n dhe Paulo Dybala-n.

Formacioni më i mirë i Palermo-s së Zamparini-t (4-3-1-2): Sirigu; Zaccardo, Barzagli, Kjaer, Grosso; Pastore, Vazquez, Ilicic; Dybala; Toni, Cavani.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Fest 64: Sonte në mbrëmje mbahet finalja e madhe, 23 këngëtarë garojnë për çmimin që i dërgon në Eurovizion

Pas 3 netëve të para që dhuruan emocione, sonte në mbrëmje do të mbahet në Pallatin e Kongreseve edhe finalja e Festivalit të 64...

Emërime të reja në Dragash: Qafleshi-Skeraj shefe e Kabinetit të Kryetarit, Halili drejtor i Administratës

Komuna e Dragashit ka njoftuar sot për dy emërime të reja në pozitat udhëheqëse të administratës komunale. Sipas njoftimit, Arijeta Qafleshi Skeraj është emëruar shefe...

Lajmet e Fundit