9.7 C
Prizren
E martë, 21 Prill, 2026

Futbolli në zi, ndërron jetë ish-presidenti legjendar Palermo-s

Maurizio Zamparini, ish-presidenti i skuadrës së Palermo-s ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai ishte shtruar në spital pas disa komplikimeve që kishte pasur pas operacionit që kishte kryer në bark.

Ish-presidenti u nda nga jeta në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, në klinikën Cotignola, në provincën e Ravenës.

Zamparini e drejtoi Palermo-n në dy periudha. Nga 21 korriku 2002 deri më 27 shkurt 2017 dhe nga 4 korriku 2017 deri më 1 dhjetor 2018.

Më herët ai kishte qenë presidenti i klubit të Venezia-s, që aktualisht është pjesë e Serie A. Pasi shiti Venezia-n në vitin 2002, ai bleu klubin nga Serie B, Palermo-n.

Në sezonin 2003/04, Palermo u ngjit në Serie A. Gjatë periudhës që Zamparini ishte në krye të Palermo-s, klubi arriti kualifikimin në Kupën UEFA dhe Europa League.

Fituesit e Kupës së Botës me Italinë, Christian Zaccardo, Fabio Grosso, Luca Toni dhe Andrea Barzagli, luajtën për Palermo-n. E njëjta gjë vlen edhe për Edinson Cavani-n dhe Paulo Dybala-n.

Formacioni më i mirë i Palermo-s së Zamparini-t (4-3-1-2): Sirigu; Zaccardo, Barzagli, Kjaer, Grosso; Pastore, Vazquez, Ilicic; Dybala; Toni, Cavani.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Tragjedia në Malishevë, sot ditë zie dhe pezullim i mësimit në shkollën e dy nxënësve

Shkolla “Ibrahim Mazreku” në Malishevë e ka shpallur të premten ditë zie, pas humbjes tragjike të jetës së dy nxënësve dhe babait të tyre. Të...

Në Xërxë përkujtohet dëshmori Hamëz Thaçi

Në fshatin Xërxë të Rahovecit është shënuar 27-vjetori i rënies së dëshmorit Hamëz Ali Thaçi, i cili ra në frontin e Koshares gjatë luftës...

Lajmet e Fundit