Futbollisti gjerman me prejardhje nga Prizreni, Armen Dzaferi, shpreson se një ditë do të luajë për Kosovën

Armen Dzaferi luan në klubin e futbollit TSG Balingen të Gjermanisë.

Ai është 16 vjeçar me prejardhje nga Prizreni.

Dzaferi shpreson se një ditë do të luajë për Kosovën.

“Shpresoj se një ditë do të marrë ftesë nga Federata e Futbollit të Kosovës për ta veshur fanellën e Kosovës”, shprehet ai.

Armeni është i lindur në Gjermani dhe që nga mosha 4 vjeçare është duke luajtur futboll pa ndërprerë për klube të ndryshme në rrethinën e Shtutgartit.

Aktualisht është duke luajtur në klubin gjerman TSG Balingen.

Nga trajnerët gjermanë vlerësohet për teknikë, shpejtësi dhe driblim të fortë.
Dzaferi luan si qendër sulmues dhe anësor i majtë.

Më Shumë

Tërheqja e 17 milionë eurove po dëmton shërbimet shëndetësore në Prizren

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prizren, ofron shërbime shëndetësore për qindra banorë të kësaj komune në zonat urbane dhe rurale. Sipas statistikave të marra...

Mot me diell, sot temperaturat deri në 29 gradë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa vranësira më të dendura...

Lajmet e Fundit